Psalmet 23:1-6

Këngë e Davidit. 23  Jehovai është Bariu+ im.Nuk do të më mungojë asgjë.+   Ai më çon të shtrihem në livadhe plot bar,+më çon të prehem në vende të ujitura mirë,+   dhe ma freskon shpirtin.+Për hir të emrit të tij, më prin nëpër shtigjet e drejtësisë.+   Edhe sikur të eci nëpër luginën e territ,+nuk do të kem frikë nga asgjë e keqe,+sepse ti je me mua.+Shkopi dhe thupra jote më ngushëllojnë.+   Ti më shtron një tryezë përpara armiqve të mi.+Kokën ma lyen me vaj;+kupa ime është e mbushur plot.+   Mirësia dhe dashamirësia do të më shoqërojnë çdo ditë të jetës sime,+dhe do të kem ditë të gjata në shtëpinë e Jehovait.+

Shënime në fund të faqes