Psalmet 22:1-31

Dirigjuesit. Për «Drenushën e agimit». Këngë e Davidit. 22  Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?+Pse rri kaq larg e nuk më shpëton?+Rënkimin tim,+ pse nuk e dëgjon?   O Perëndia im, të thërras ditën, e ti nuk përgjigjesh;+edhe natën unë nuk rri në heshtje.+   Por ti je i shenjtë,+dhe të rrethojnë lëvdimet e Izraelit.+   Te ti kishin besim etërit tanë,+te ti kishin besim dhe ti u siguroje shpëtim.+   Të thirrën ty+ dhe shpëtuan,+patën besim te ti dhe nuk u turpëruan.+   Por unë jam një krimb,+ dhe jo një njeri,turp për njerëzit dhe i përbuzshëm për popullin.+   Të gjithë ata që më shohin, më përqeshin;+shtrembërojnë buzët, tundin kokën+ e më thonë:   «E ka lënë veten në dorë të Jehovait.+ Ai ta shpëtojë.+Ai ta çlirojë, meqë është i kënaqur me të.»+   Ti më nxore nga barku+dhe më bëre të kem besim te ti, kur ende prehesha në gjinjtë e nënës.+ 10  Sapo dola nga barku i nënës, u gjenda në prehrin tënd.+Që kur isha në bark të nënës, ke qenë Perëndia im.+ 11  Mos rri larg meje, sepse afër më rri vuajtja,+dhe nuk ka kush tjetër të më ndihmojë.+ 12  Shumë dema të rinj më kanë rrethuar,+demat e fuqishëm të Bashanit më rrinë përqark.+ 13  Ata e hapin gojën kundër meje,+si luani që shqyen prenë dhe ulërin.+ 14  U derdha porsi ujë+dhe tërë kockat e mia janë ndarë nga njëra-tjetra.+Zemra m’u bë si dylli;+u shkri brenda meje.+ 15  Fuqia ime është tharë si një copë qeramike,+gjuha më është ngjitur pas nofullave,+dhe ti më vë në pluhurin e vdekjes.+ 16  Qentë më kanë rrethuar,+keqbërësit janë mbledhur dhe më rrinë përqark,+si luanë që më kafshojnë duart dhe këmbët.+ 17  Mund t’i numëroj tërë eshtrat e mia.+Ata më shikojnë e nuk m’i shqitin sytë.+ 18  Ndajnë mes tyre rrobat e mia,+dhe për petkun tim hedhin short.+ 19  Por ti, o Jehova, mos më rri larg.+Ti që je forca ime,+ nxito të më ndihmosh.+ 20  Shpëtoje shpirtin tim nga shpata,+të vetmen e të shtrenjtën jetën time shpëtoje nga putra e qenit.+ 21  Më shpëto nga goja e luanit,+m’u përgjigj dhe më shpëto kur të jem para brirëve të demave të egër.+ 22  Unë do t’ua shpall emrin tënd+ vëllezërve të mi;+në mes të kongregacionit do të të lëvdoj.+ 23  Ju që i frikësoheni Jehovait, lëvdojeni atë!+Të gjithë ju, fara e Jakobit, jepini lavdi!+Dhe të gjithë ju, fara e Izraelit, kini frikë nga ai!+ 24  Sepse ai as e përbuzi+dhe as e përçmoi mundimin e të përvuajturit.+Nuk e fshehu fytyrën nga ai,+përkundrazi, kur thirri për ndihmë, ai e dëgjoi.+ 25  Unë do të të lëvdoj në kongregacionin e madh+ për ato që ke bërë,do t’i plotësoj zotimet e mia para atyre që të kanë frikë.+ 26  Zemërbutët do të hanë e do të ngopen.+Ata që e kërkojnë Jehovain, do ta lëvdojnë.+Zemra juaj le të rrahë* përgjithmonë!+ 27  Njerëzit nga të gjitha skajet e tokës do të kujtojnë Jehovain dhe do të kthehen tek ai.+Tërë fiset e kombeve do të përkulen para tij.+ 28  Sepse mbretëria i përket Jehovait,+dhe ai ka pushtet mbi kombet.+ 29  Të gjithë ata që janë ngopur me pasuri në tokë, do të hanë e do të përkulen.+Para tij do të përkulen të gjithë ata që kthehen në pluhur,+dhe asnjë nuk do ta ruajë gjallë shpirtin e tij.+ 30  Pasardhësit do t’i shërbejnë,+dhe brezit të ardhshëm do t’i tregohet për Jehovain.+ 31  Ata do të vijnë t’u flasin për drejtësinë e tij,+njerëzve që do të lindin, duke u treguar se çfarë ka bërë ai.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «jetojë».