Psalmet 21:1-13

Dirigjuesit. Këngë e Davidit. 21  O Jehova, në forcën tënde gëzon mbreti,+dhe në shpëtimin tënd do të vazhdojë të gëzojë.+   I dhe çfarë i deshi zemra,+e nuk ia mbajte atë që deshën buzët e tij.+ Selah.   Ti e bekove, duke i dhënë plot të mira,+dhe i vure në kokë një kurorë prej ari të kulluar.+   Ai të kërkoi jetë, dhe ti ia dhe,+i dhe ditë të gjata përgjithnjë.+   E madhe është lavdia e tij, sepse ti e shpëtove.+Ti e hijeshon me lavdi dhe shkëlqim.+   Ti e bën fort të bekuar përgjithnjë,+e bën të ndihet i gëzuar kur është para teje.+   Se mbreti ka besim te Jehovai,+dhe te dashamirësia e më të Lartit. Ai nuk do të lëkundet.+   Dora jote do t’i gjejë tërë armiqtë e tu.+E djathta jote do t’i gjejë ata që të urrejnë.   Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur të vijë koha që të shfaqesh.+Ti, o Jehova, do t’i përpish në zemërimin tënd, dhe zjarri do t’i gllabërojë.+ 10  Frytin e barkut të tyre do ta shfarosësh nga toka,+dhe pasardhësit e tyre nga bijtë e njerëzve.+ 11  Kanë thurur të këqija kundër teje,+kanë bluar në mendje plane që nuk mund t’i plotësojnë.+ 12  Ti do të bësh që ata t’ia mbathin, duke i kthyer kurrizin+harkut që ke bërë gati kundër tyre.+ 13  Qofsh i lartësuar falë forcës sate, o Jehova!+Ne do të këndojmë e do të luajmë melodi për fuqinë tënde.+

Shënime në fund të faqes