Psalmet 2:1-12

2  Pse ziejnë kombet,+dhe pse popujt murmuritin gjëra të kota?+   Mbretërit e tokës u kundërvunë,+zyrtarët e lartë u mblodhën si një trup i vetëm+kundër Jehovait+ dhe të mirosurit+ të tij,   e thonë: «Le t’i këputim vargonjtë e tyre+e t’i flakim tej litarët me të cilët na kanë lidhur.»+   Ai që ulet në qiej,+ do të qeshë me ta,po, vetë Jehovai, do t’i përqeshë.+   Pikërisht atëherë i zemëruar do t’u flasë,+dhe tejet i nxehur do t’i pështjellojë,+   e do të thotë: «E kam vënë mbretin tim+në Sion,+ në malin tim të shenjtë.»+   Do të përmend dekretin e Jehovait.Ai më tha: «Ti je biri im,+sot unë jam bërë ati yt.+   Më kërko,+ e unë do të të jap kombe si trashëgimi+dhe skajet e tokës si zotërim.+   Ti do t’i copëtosh me një skeptër të hekurt,+e do t’i bësh copë e çikë si të ishin enë poçari.»+ 10  Tani, o mbretër, tregoni gjykim të thellë!Pranoni të ndreqeni, o gjykatës të tokës!+ 11  Shërbejini Jehovait me frikë+dhe gëzoni të drithëruar.+ 12  Puthni birin,+ që Perëndia të mos zemërohet me jue të zhdukeni nga udha e jetës,+sepse atij i ndizet kollaj zemërimi.+Lum të gjithë ata që gjejnë strehë tek ai!+

Shënime në fund të faqes