Psalmet 19:1-14

Dirigjuesit. Këngë e Davidit. 19  Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë,+hapësira qiellore flet për veprën e duarve të tij.+   Ditët njëra pas tjetrës thonë fjalë si një përrua gurgullues,+netët njëra pas tjetrës tregojnë njohurinë e tij,+   jo me ligjërata e as me fjalë;zëri i tyre nuk dëgjohet.+   Megjithatë, litari i tyre për matje është shtrirë në mbarë tokën,+dhe fjalët e tyre kanë arritur deri në skajet e dheut.+Në qiej, ai vuri një tendë për diellin.+   Ky është si dhëndri kur del nga dhoma e dhëndërisë,+ngazëllon si një burrë i fuqishëm që rend në shtegun e tij.+   Ai agon në njërin skaj të qiejvedhe e përfundon udhën në skajin tjetër.+Asgjë s’mund t’i fshihet nxehtësisë së tij.+   Ligji+ i Jehovait është i përsosur,+ ai ta gjallëron shpirtin.+Përkujtuesit+ e Jehovait janë të denjë për besim+ dhe e bëjnë të mençur njeriun e papërvojë.+   Urdhrat+ e Jehovait janë të drejtë+ dhe ta gëzojnë zemrën.+Urdhërimet+ e Jehovait janë të pastra+ dhe i bëjnë sytë të ndrijnë.+   Frika+ nga Jehovai është e pastër dhe mbetet përgjithmonë.Vendimet gjyqësore+ të Jehovait janë të vërteta+ dhe krejtësisht të drejta.+ 10  Ato janë më të dëshirueshme se ari, po, më të dëshirueshme se një sasi e madhe ari të kulluar.+Janë më të ëmbla se mjalti,+ po, më të ëmbla se mjalti që rrjedh nga hojet.+ 11  Veç këtyre, ato janë paralajmërim për shërbëtorin tënd,+dhe kur i zbaton, merr shpërblim të madh.+ 12  Gabimet e veta, kush mund t’i dallojë?+Nga mëkatet që nuk i dalloj,* më shfajëso.+ 13  Gjithashtu ruaje shërbëtorin tënd që të mos veprojë me arrogancë.*+Mos lër që kjo të ketë pushtet mbi mua.+Atëherë do të jem i plotë,+dhe i pafaj nga shumë shkelje. 14  Fjalët e gojës sime dhe meditimi i zemrës sime,+qofshin të këndshme para teje, O Jehova, Shkëmbi+ im, Shpenguesi+ im!

Shënime në fund të faqes

Ose «mëkatet e fshehta».
Shih shënimin te Pr 11:2.