Psalmet 18:1-50

Dirigjuesit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Jehovait, i cili ia drejtoi fjalët e kësaj kënge Jehovait, ditën që Jehovai e çliroi nga dora e gjithë armiqve dhe nga dora e Saulit.+ Ai tha: 18  Ty të kam në zemër, o Jehova, forca ime!+   Jehovai është shkrepi im, kalaja ime dhe Ai që më sjell shpëtim.+Perëndia është shkëmbi im. Tek ai do të strehohem.+Ai është mburoja ime dhe briri* im i shpëtimit, kalaja ime e sigurt.+   Jehovain, atë që është i denjë të lëvdohet, do të thërras,+dhe nga armiqtë e mi do të shpëtoj.+   Litarët e vdekjes më rrethonin,+një lumë njerëzish pa pikë vlere më tmerronin.+   Litarët e Sheolit më rrethonin,+leqet e vdekjes më dilnin përpara.+   Në vuajtjen time i thërrisja Jehovait,Perëndinë tim thërrisja për ndihmë.+Nga tempulli i tij ai e dëgjoi zërin tim,+dhe thirrja ime për ndihmë arriti në veshët e tij.+   Toka nisi të dridhej e të lëkundej,+themelet e maleve u tundën+dhe u drodhën, ngaqë ai ishte zemëruar.+   Nga flegrat e tij doli tym, dhe zjarri që i dilte nga goja, gllabëronte.+Thëngjij të ndezur dolën prej tij.   Ai i uli qiejt dhe zbriti,+nën këmbët e tij ishte terri i zi. 10  Erdhi hipur në një kerubin, erdhi duke fluturuar,+duke u lëshuar si shigjetë mbi krahët e një krijese frymore.*+ 11  Errësirën e bëri vendin e vet të fshehjes.+Si kasolle rreth vetes vuriujërat e errëta, retë e dendura.+ 12  Në qiellin që shndriste nga vetëtimat, kaluan retë e tij,+breshër dhe thëngjij të ndezur zjarri.+ 13  Jehovai nisi të gjëmonte në qiej+dhe Më i Larti filloi të lëshonte zërin,+breshër dhe thëngjij të ndezur zjarri. 14  Ai dërgonte shigjeta që t’i shpërndante,+lëshonte rrufe që t’i bënte rrëmujë.+ 15  Shtretërit e lumenjve dolën në shesh,+themelet e tokës u zbuluan+nga qortimi i Jehovait, nga shkulmi i frymës së flegrave të tij.+ 16  Ai dërgonte nga lart dorën e tij, më merrte+e më nxirrte nga ujërat e thella.+ 17  Më çlironte nga armiku im i fuqishëm+dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë.+ 18  Ata dolën për të më sfiduar ditën e gjëmës sime,+por Jehovai u bë mbështetja ime.+ 19  Ai më nxori në një vend të hapur,+më çliroi, sepse ishte i kënaqur me mua.+ 20  Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+po, sipas pastërtisë së duarve të mia më shpërblen.+ 21  Sepse kam qëndruar në udhët e Jehovait,+dhe nuk jam treguar i lig, duke u larguar nga Perëndia im.+ 22  Sepse të gjitha vendimet e tij gjyqësore janë para meje,+dhe ligjet e tij nuk do t’i largoj nga vetja.+ 23  Unë do të jem i patëmetë para tij,+dhe do të ruhem që të mos bëj faje.+ 24  Jehovai le të më shpërblejë sipas drejtësisë sime,+sipas pastërtisë së duarve të mia para syve të tij.+ 25  Me atë që është besnik, ti do të veprosh me besnikëri;+njeriun e patëmetë do ta trajtosh siç e meriton;+ 26  me atë që ruhet i pastër, do të tregohesh i pastër,+kurse me dredharakun do të tregohesh i mprehtë.+ 27  Njerëzit e munduar do t’i shpëtosh,+kurse sytë krenarë do t’i poshtërosh.+ 28  Vetëm ti do ta ndezësh llambën time, o Jehova;+ti, o Perëndia im, do ta ndriçosh errësirën time.+ 29  Sepse falë teje, unë mund t’i sulem një bande kusarësh,+falë Perëndisë tim, mund të kapërcej një mur.+ 30  E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë.+Fjalët e Jehovait janë fjalë të kulluara.+Mburojë është ai për të gjithë ata që e bëjnë strehë.+ 31  Sepse, kush tjetër është Perëndi, veç Jehovait?+Kush tjetër është shkëmb, përveç Perëndisë tonë?+ 32  Perëndia i vërtetë më jep shumë fuqi,+dhe e bën të përsosur udhën time.+ 33  I bën këmbët e mia si ato të drenushave,+më bën të rri në vende të larta për mua.+ 34  Ai i mëson duart e mia për luftë,+dhe krahët e mi përkulën harkun prej bakri.+ 35  Ti do të më japësh mburojën tënde të shpëtimit,+dora jote e djathtë do të më mbështetë+dhe përulësia jote do të më bëjë të madh.+ 36  Ti do t’u bësh një vend mjaft të gjerë hapave të mi,+dhe kyçet e këmbëve nuk do të më dridhen.+ 37  Unë do t’i ndjek armiqtë e mi e do t’i zë,dhe nuk do të kthehem pa i shfarosur.+ 38  Do t’i bëj copë-copë, sa të mos ngrihen dot më.+Ata do të bien në këmbët e mia.+ 39  Ti do të më ngjeshësh me fuqi për luftë.Ata që më dalin kundër, do t’i rrëzosh para meje.+ 40  Ti do t’i bësh armiqtë e mi t’ia mbathin,*+unë do t’i bëj të heshtin ata që më urrejnë thellësisht.+ 41  Ata thërrasin për ndihmë, por shpëtimtar nuk ka,+i thërrasin Jehovait, por ai nuk u përgjigjet.+ 42  Unë do t’i bëj grimca-grimca si pluhurin para erës,+do t’i flak tej si llucën e rrugëve.+ 43  Ti do të më shpëtosh nga ky popull që kapet pas kleçkave.+Ti do të më caktosh kreun e kombeve.+Një popull që nuk e kam njohur do të më shërbejë.+ 44  Sa të dëgjojnë për mua, ata do të më binden,+të huajt do të vijnë të më servilosen.+ 45  Të huajt do të ligështohendhe duke u dridhur do të dalin nga ledhet.+ 46  Jehovai është i gjallë.+ Bekuar qoftë Shkëmbi im!+U lartësoftë Perëndia i shpëtimit tim!+ 47  Perëndia i vërtetë ma merr hakun+dhe m’i nënshtron njerëzit mua.+ 48  Ai më jep shpëtim nga armiqtë e mi të zemëruar.+Ai do të më lartësojë mbi ata që ngrihen kundër meje+dhe do të më çlirojë nga njerëzit e dhunshëm.+ 49  Ja pse do të të përlëvdoj mes kombeve, o Jehova,+dhe për emrin tënd do të këndoj!+ 50  Ti bën vepra të mëdha shpëtimi për mbretin tënd,+dhe të mirosurit tënd i tregon dashamirësi,+po, Davidit dhe farës së tij në përjetësi.+

Shënime në fund të faqes

Briri i një kafshe përdoret shpesh në Bibël si simbol i forcës, fuqisë ose autoritetit.
Ose «mbi krahët e erës».
Fjalë për fjalë «të kthejnë zverkun».