Psalmet 15:1-5

Këngë e Davidit. 15  O Jehova, kush do të jetë mysafir në tendën tënde?+Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?+   Ai që ecën në mënyrë të patëmetë+ dhe praktikon drejtësinë,+që thotë të vërtetën që ka në zemër,+   që nuk shpif me gjuhën e tij,+që nuk i bën asnjë të keqe shokut,+dhe nuk thotë asgjë poshtëruese për atë që ka mik.+   Në sytë e tij i përbuzshmi nuk pranohet,+por ata që të frikësohen ty, o Jehova, ai i nderon.+Edhe sikur të jetë betuar për të keqen e vetes, ai nuk del nga fjala.+   Nuk i jep paratë me kamatë,*+dhe nuk merr ryshfet për t’i bërë keq të pafajshmit.+Ai që i bën këto, nuk do të lëkundet kurrë.+

Shënime në fund të faqes

Domethënë, nevojtarit.