Psalmet 148:1-14

148  Lëvdoni Jah!+Lëvdoni Jehovain nga qiejt,+lëvdojeni atje lart!+   Lëvdojeni, të gjithë ju engjëjt e tij!+Lëvdojeni, mbarë ju ushtritë e tij!+   Lëvdoje, ti diell dhe ti, o hënë!+Lëvdojeni, mbarë ju yje të shndritshme!+   Lëvdojeni, o qiej të qiejve,+dhe ju ujëra që jeni sipër qiejve!+   Le ta lëvdojnë emrin e Jehovait,+sepse ai urdhëroi, dhe ata u krijuan.+   Ai i mban në vendin e vet brez pas brezi, përjetë.+Ka vënë një rregull që nuk do të hiqet kurrë.+   Lëvdoni Jehovain nga toka,+ju përbindësha të detit dhe krejt ju ujëra të thella,+   ti zjarr dhe breshër, borë dhe tym i dendur,+ti erë e stuhishme që përmbush fjalën e tij,+   mbarë ju, o male e kodra,+ju drurë frutorë e cedra,+ 10  krejt ju kafshë të egra e të buta,+rrëshqanorë e zogj me krahë,+ 11  ju, o mbretër të tokës+ dhe mbarë ju kombe,ju, o princa+ dhe të gjithë ju gjykatës të tokës;+ 12  ju djem të rinj+ e ju virgjëresha,+ju pleq+ e fëmijë.+ 13  Le ta lëvdojnë emrin e Jehovait,+sepse veç emri i tij është aq i lartë sa s’arrihet dot.+Lavdia e tij është përmbi tokën dhe qiellin.+ 14  Ai do të lartësojë bririn* e popullit të tij;+do të lartësojë lëvdimin e tërë besnikëve të tij,+po, të bijve të Izraelit, të popullit që është pranë tij.+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 18:2.