Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 146:1-10

146  Lëvdoni Jah!+Lëvdo Jehovain, o shpirti im!+   Do ta lëvdoj Jehovain sa të kem jetë.+Do të këndoj për Perëndinë tim sa të jem.+   Mos kini besim te fisnikët,+as te ndonjë bir njeriu, që nuk sjell dot shpëtim.+   Kur fryma i del,+ ai kthehet prapë në dhé.+Po atë ditë marrin fund mendimet e tij.+   Lum ai që ka ndihmën e Perëndisë së Jakobit,+dhe që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+   që bëri qiellin dhe tokën,+detin dhe gjithçka është në ta,+tek Ai që mbetet besnik përgjithnjë,+   që u jep të drejtën të shtypurve,+dhe bukë të uriturve.+Jehovai i liron ata që janë në vargonj.+   Jehovai u hap sytë të verbërve.+Jehovai ngre të kërrusurit.+Jehovai i do të drejtët.+   Jehovai i mbron të ardhurit,+i çliron jetimët* dhe vejushat,+por të ligjve ua bën udhën+ të shtrembër.+ 10  Jehovai do të jetë mbret përjetë,+po, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi!+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 10:14.