Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 144:1-15

Psalm i Davidit. 144  Qoftë i bekuar Jehovai, Shkëmbi im,+që i mëson duart e mia për luftë+dhe gishtërinjtë e mi për betejë;   dashamirësia ime, kështjella ime,+kalaja ime e sigurt dhe Ai që më sjell shpëtim,+mburoja ime+ dhe Ai tek i cili gjej strehë,+Ai që nënshtron para meje popuj.+   O Jehova, ç’është njeriu që ta vësh re?+Biri i vdekatarit+ që ta përfillësh?   Njeriu është si avulli,+ditët e tij kalojnë si hije.+   O Jehova, uli qiejt që të zbresësh;+preki malet që të nxjerrin tym!+   Lësho rrufe që t’i shpërndash armiqtë e mi,+dërgo shigjetat e tua që t’i bësh rrëmujë.+   Shtrije dorën tënde nga atje lart,+më çliro e më shpëto nga ujërat e shumta,+nga duart e të huajve,+   që nxjerrin nga goja fjalë të rreme,+dhe dora e tyre e djathtë është e djathta e gënjeshtrës.+   O Perëndi, do të këndoj për ty një këngë të re!+Në veglën me dhjetë tela do të luaj melodi për ty,+ 10  që shpëton mbretërit,+që e shpëton Davidin, shërbëtorin tënd, nga shpata që vret.+ 11  Më çliro dhe më shpëto nga dora e të huajve,+që nxjerrin nga goja fjalë të rreme+dhe dora e tyre e djathtë është e djathta e gënjeshtrës,+ 12  që thonë: «Bijtë tanë që në rini janë filiza të rritur,+dhe bijat tona si qoshe të skalitura për të stolisur një pallat. 13  Drithnikët tanë janë plot e përplot me gjithë të mirat,+kopetë shtohen jashtë shtëpive tona: një bëhet dhjetëra mijë, 14  gjedhët tanë janë rënduar, pa asnjë të çarë dhe pa dështuar,+dhe s’ka klithma nëpër sheshet tona.+ 15  Lum ai popull që gëzon tërë këto!»Lum ai popull që ka për Perëndi Jehovain!+

Shënime në fund të faqes