Psalmet 143:1-12

Këngë e Davidit. 143  O Jehova, dëgjoje lutjen time!+Vërja veshin përgjërimit tim!+Përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde!+   Mos hap gjyq kundër shërbëtorit tënd,+se para teje s’mund të dalë i drejtë asnjë i gjallë.+   Shpirtin tim e ndjek armiku.+Ai më ka vënë përposh.+Më ka bërë të banoj në skuta të errëta, si ata që kanë vdekur prej kohësh.+   Përbrenda fryma+ më është mpakure zemra më është mpirë.+   Kujtoj kohët e largëta,+meditoj për gjithçka që ke bërë.+Plot ëndje mbaj në mend veprën e duarve të tua.+   I zgjas duart në lutje drejt teje,+shpirti im është i etur për ty, posi toka e zhuritur.+ Selah.   O Jehova, nxito të më përgjigjesh!+Edhe pak e do të më soset fryma.+Mos ma fshih fytyrën tënde,+që të mos bëhem si ata që futen në gropë.+   Në mëngjes më bëj të ndiej dashamirësinë tënde,+sepse kam besim te ti.+Më trego udhën ku duhet të eci,+sepse drejt teje e ngre shpirtin tim.+   Më çliro nga armiqtë, o Jehova!+Te ti kam gjetur strehë.+ 10  Më mëso të bëj vullnetin tënd,+sepse ti je Perëndia im.+Fryma jote është e mirë.+Le të më çojë në vendin e drejtësisë.+ 11  O Jehova, për hir të emrit tënd,+ më mbaj gjallë!+Me drejtësinë tënde+ ma çliro shpirtin nga vuajtjet!+ 12  Falë dashamirësisë sate, bëji të heshtin kundërshtarët e mi,+dhe shfarosi të gjithë ata që janë armiq të shpirtit tim,+se unë jam shërbëtori yt.+

Shënime në fund të faqes