Psalmet 141:1-10

Këngë e Davidit. 141  Ty të thërras, o Jehova!+Shpejto të më ndihmosh.+Dëgjoje zërin tim kur të thërras.+   Lutja ime qoftë e përgatitur si temjan+ para teje,+duart e ngritura për t’u lutur, si blatimi në drithë i mbrëmjes!+   O Jehova, vëri një rojë gojës sime.+Vër një rojtar para derës së buzëve të mia.+   Mos e lër zemrën time të priret drejt së keqes,+e kështu të bëj turpe të mëdha+tok me ata që merren me të këqija,+që të mos ha ushqimet e tyre të zgjedhura.+   Po të më godasë i drejti, do të jetë dashamirësi nga ana e tij.+Po të më qortojë, do të jetë si vaji mbi kokë,+që koka ime nuk ka për ta hedhur poshtë.+Madje do të lutem për të, kur të heqë keq.+   Gjykatësit e popullit janë flakur nga shkrepi,+por populli i dëgjoi fjalët e mia dhe e kuptoi se ishin të këndshme.+   Si ashklat e shpërndara përtokë, kur çan dru,janë shpërndarë edhe eshtrat tona në gojë të Sheolit.+   Megjithatë, te ti i kam sytë,+ o Zotëri Sovran+ Jehova!Te ti kam gjetur strehë,+ndaj mos më lër të jap shpirt.+   Më mbro nga kthetrat e grackës që kanë ngritur për mua,+dhe nga kurthet e atyre që merren me të këqija.+ 10  Të ligjtë do të bien të gjithë tok në rrjetat e tyre,+kurse unë do të kaloj shëndoshë e mirë.

Shënime në fund të faqes