Psalmet 140:1-13

Dirigjuesit. Këngë e Davidit. 140  O Jehova, më çliro nga njerëzit e këqinj!+Më mbro nga njeriu i dhunshëm,+   nga ata që kurdisin në zemër të këqija,+e që më sulmojnë gjithë ditën si në luftë.+   E mprehin gjuhën si gjarpri,+dhe nën buzë+ kanë vrerin e nepërkës me brirë. Selah.   O Jehova, më ruaj nga duart e të ligjve,+më mbro edhe nga njerëzit e dhunshëm,+që thurin plane për të më penguar hapat.+   Ata që lartësojnë veten, më kanë vënë një grackë të fshehtë+dhe anës shtegut i shtrijnë litarët si rrjetë.+Më kanë ngritur kurthe.+ Selah.   I thashë Jehovait: «Ti je Perëndia im.+O Jehova, vërua veshin përgjërimeve të mia.»+   O Zotëri Sovran+ Jehova, kalaja e shpëtimit tim,+ti ma mbulon kokën ditën e betejës.+   O Jehova, mos ua plotëso të ligjve dëshirën e zjarrtë!+Mos e mbështet komplotin e tyre, që të mos krekosen!+ Selah.   Kokat e atyre që më rrethojnë,+u mbulofshin nga të këqijat e buzëve të tyre!+ 10  Thëngjij të ndezur rënçin mbi ta!+Në zjarr+ e në gropa me ujë rënçin, e mos dalshin më!+ 11  Fjalëmadhi mos qëndroftë mbi dhé!+Të dhunshmin e ndjektë e liga, duke e goditur pa pushim!+ 12  Unë e di mirë se Jehovai do ta mbrojë+çështjen e të munduarit, drejtësinë e të varfrit.+ 13  Të drejtët do ta falënderojnë emrin tënd.+Të ndershmit do të qëndrojnë para teje.+

Shënime në fund të faqes