Psalmet 14:1-7

Dirigjuesit. Psalm i Davidit. 14  I pamendi thotë me vete:«S’ka Jehova.»+Bën të këqija+ dhe ka sjellje të pështirë.S’ka asnjë që të bëjë të mirën.+   Por Jehovai vështron nga qielli bijtë e njerëzve,+për të parë nëse ka ndonjë me gjykim të thellë, ndonjë që kërkon Jehovain.+   Të gjithë janë larguar,+ të gjithë janë të korruptuar.+S’ka asnjë që të bëjë të mirën,+as edhe një.+   Vallë, nuk ka marrë njohuri asnjë nga ata që merren me të këqija,+ata që përpijnë popullin tim si të jenë duke ngrënë bukë?+As i kanë thirrur Jehovait.+   I kishte pushtuar një tmerr i madh,+sepse Jehovai është mes të drejtëve.*+   Ju e turpëroni të munduarin për planet e veta,ngaqë Jehovai është streha e tij.+   Ah, sikur nga Sioni të vinte shpëtimi i Izraelit!+Le të gëzojë Jakobi, le të gëzojë Izraeli,+kur Jehovai të kthejë popullin e tij, që ishte në robëri!+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «mes brezit të të drejtëve».