Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 139:1-24

Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë. 139  O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh.+   Ti e di kur ulem e kur ngrihem,+shqyrton nga larg çdo mendim timin.+   Ti peshon ecjen dhe prehjen time,+i njeh mirë gjithë udhët e mia.+   Pa e nxjerrë ende gjuha ime fjalën,+ti, o Jehova, di gjithçka.+   Më rrethon nga të tëra anëtdhe e vë dorën mbi mua.   Sa e mrekullueshme është për mua njohuria jote!+Është kaq e lartë sa s’e arrij dot.+   Ku do të shkoja larg frymës sate?+Ku do të ikja larg fytyrës sate?+   Sikur të ngjitesha në qiell, ti do të ishe atje.+Sikur ta vija shtratin në Sheol, edhe atje do të ishe.+   Sikur të merrja krahët+ e agimit,e të shkoja në detin më të largët,+ 10  edhe atje do të më printe dora jote,+dhe do të më kapje me të djathtën tënde.+ 11  Edhe sikur të thosha: «Errësira do të më përpijë»,+prapë nata rreth meje do të bëhej dritë.+ 12  Edhe errësira nuk do të ishte e errët për ty,+përkundrazi, edhe nata do të shkëlqente si dita.+Po, errësira do të ishte krejt si drita.+ 13  Ti i bëre veshkat e mia.+Ti më mbështolle në barkun e nënës.+ 14  Do të të përlëvdoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme e që të ngjall frikë.+Veprat e tua janë të mrekullueshme,+dhe unë e di shumë mirë këtë.+ 15  Kockat e mia nuk ishin të fshehura nga ti,+kur u bëra në fshehtësi,+kur u thura në pjesët më të thella+ të tokës. 16  Sytë e tu panë embrionin tim,+dhe në librin tënd ishin shkruar tërë pjesët e tij,ditët kur ato u formuan,+megjithëse ende nuk ekzistonte asnjë prej tyre. 17  Sa të çmuara janë mendimet e tua për mua!+O Perëndi, sa i madh është gjithë numri i tyre!+ 18  Sikur të provoja t’i numëroja, do të ishin më të shumta se kokrrizat e rërës.+Kur zgjohem, jam ende me ty.+ 19  Ah, sikur ta vrisje të ligun, o Perëndi!+Atëherë fajtorët e gjakut+ do të largoheshin nga unë. 20  Ata flasin për ty si t’ua marrë mendja.+Armiqtë+ e tu e përdorin mbarë e mbrapsht emrin tënd.+ 21  A nuk i urrej ata që të urrejnë thellësisht, o Jehova?+A nuk më ngjallin krupë ata që ngrenë krye kundër teje?+ 22  I urrej me gjithë shpirt.+Për mua janë bërë armiq të vërtetë.+ 23  Më heto fund e krye, o Perëndi, dhe njihe zemrën time.+Më shqyrto dhe njih mendimet që më turbullojnë.+ 24  Shih nëse ka tek unë ndonjë udhë që do të më sillte dhembje,+dhe më drejto për në udhën+ e përjetësisë.

Shënime në fund të faqes