Psalmet 138:1-8

Psalm i Davidit. 138  Do të të përlëvdoj me gjithë zemër.+Para gjithë perëndive të tjera do të këndoj për ty.+   Do të përkulem i kthyer nga tempulli yt i shenjtë,+dhe do të përlëvdoj emrin tënd,+për dashamirësinë+ dhe besnikërinë+ tënde.Ti e plotësove fjalën+ tënde më madhërisht nga sa prisnim falë emrit tënd.+   Ditën që të thirra, m’u përgjigje,+më dhe guxim me forcën+ që i dhe shpirtit tim.   Të gjithë mbretërit e dheut do të të përlëvdojnë, o Jehova,+pasi të kenë dëgjuar fjalët e gojës sate.   Ata do të këndojnë për udhët e tua, o Jehova,+sepse lavdia jote, o Jehova, është e madhe.+   Ti, o Jehova, je i lartë, e megjithatë i drejton sytë mbi të përulurit,+kurse fodullët i njeh nga larg.+   Sikur të eci mes vuajtjesh, ti do të më ruash gjallë.+Kur të shohësh zemërimin e armiqve të mi, do ta shtrish dorën,+dhe e djathta jote do të më shpëtojë.+   Ti, o Jehova, do të bësh gjithçka që është në të mirën time!+O Jehova, dashamirësia jote zgjat përjetë!+Mos i braktis veprat e duarve të tua!+

Shënime në fund të faqes