Psalmet 136:1-26

136  Falënderoni Jehovain, sepse është i mirë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Falënderoni Perëndinë e perëndive,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Falënderoni Zotërinë e zotërinjve,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Falënderoni Atë që bën gjëra të mëdha e të mrekullueshme,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Atë që bëri qiejt me kuptueshmëri,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Atë që e ndeu tokën sipër ujërave,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Atë që bëri ndriçuesit e mëdhenj,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+   që bëri diellin, që të sundonte ditën,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+   hënën dhe yjet, që të sundonin tok natën,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 10  Atë që goditi të parëlindurit e Egjiptit,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 11  Atë që e nxori Izraelin nga ai vend,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 12  që e nxori me dorë të fortë dhe me krah të shtrirë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë. 13  Atë që ndau Detin e Kuq,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 14  që e kaloi Izraelin përmes tij,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 15  që e plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 16  Atë që e vuri popullin e vet të ecte përmes shkretëtirës,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 17  Atë që goditi mbretër të mëdhenj,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 18  që vrau mbretër të fuqishëm,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 19  që vrau Sihonin, mbretin e amoritëve,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 20  dhe Ogun, mbretin e Bashanit,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 21  Atë që vendin e tyre ia dha si trashëgimi,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 22  po, ia dha si trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 23  Atë që u kujtua për ne kur ishim përtokë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+ 24  që na shqiti sa e sa herë nga duart e armikut,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 25  Atë që i jep ushqim çdo krijese,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+ 26  Falënderoni Perëndinë e qiejve,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+

Shënime në fund të faqes