Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 132:1-18

Këngë e ngjitjeve. 132  O Jehova, kujtoje Davidin,+gjithë mundimet e tij.+   Se si iu betua Jehovait,+se si u zotua para të Fuqishmit+ të Jakobit:+   «Nuk do të hyj në shtëpi, në çerdhen time.+Nuk do të ngjitem të prehem në divanin tim.+   Nuk do të vë gjumë në sy+e qepallat nuk do të më dremitin,+   gjersa të gjej një vend për Jehovain,+një tabernakull të madh për të Fuqishmin e Jakobit.»+   Ja, dëgjuam për këtë në Efratah,+morëm vesh se gjendej në korijet me drurë.+   Le të shkojmë te tabernakulli i tij i madh!+Le të përkulemi te stoli i tij i këmbëve!+   Ngrihu, o Jehova, dhe eja në vendin ku pushon,+ti bashkë me Arkën+ e forcës sate.+   Priftërinjtë e tu le të vishen me drejtësi,+dhe besnikët e tu le të brohorasin me gëzim.+ 10  Për hir të Davidit, shërbëtorit tënd,+mos e kthe mbrapsht të mirosurin tënd.+ 11  Jehovai i është betuar Davidit,+dhe nuk do të tërhiqet:+«Do të vë në fronin tënd+një fryt të barkut tënd.+ 12  Nëse bijtë e tu do të mbajnë besëlidhjen time+dhe përkujtuesit që do t’u mësoj,+edhe bijtë e tyre do të ulennë fronin tënd përgjithmonë.»+ 13  Jehovai zgjodhi Sionin.+Ai deshi me zjarr ta kishte banesën e vet:+ 14  «Ky është vendi ku do të pushoj gjithmonë.+Këtu do të banoj, se e dua atë me zjarr.+ 15  Ushqimin e tij do ta bekoj.+Të varfrit e tij do t’i ngop me bukë.+ 16  Priftërinjtë e tij do t’i vesh me shpëtim.+Besnikët e tij do të brohorasin me gëzim. 17  Atje do të bëj të lulëzojë briri* i Davidit.+Atje vura një llambë për të mirosurin tim.+ 18  Armiqtë e tij do t’i mbuloj me turp,+kurse diadema+ e tij do të rrezatojë.»+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 18:2.