Psalmet 129:1-8

Këngë e ngjitjeve. 129  «Shumë gjatë më kanë treguar armiqësi, që në rininë time,+—le të thotë tani Izraeli.+   Po, shumë gjatë më kanë treguar armiqësi, që në rininë time.+E megjithatë nuk më mposhtën dot.+   Kanë lëruar në kurrizin tim,+kanë bërë brazda të gjata.»   Jehovai është i drejtë.+Ai i bën copë-copë litarët e të ligjve.+   Ata do të turpërohen dhe do të sprapsen,+po, të gjithë ata që e urrejnë Sionin.+   Do të bëhen si bari i gjelbër mbi çati,+që thahet+ para se të shkulet,   me të cilin s’e mbush dorën ai që korr,+as krahët ai që mbledh duaj.   Ata që u kalojnë pranë, nuk u thonë:«Paçi bekimin e Jehovait!+Ne ju bekojmë në emër të Jehovait.»+

Shënime në fund të faqes