Psalmet 126:1-6

Këngë e ngjitjeve. 126  Kur Jehovai i ktheu të robëruarit e Sionit,+na u duk si ëndërr.+   Goja jonë u mbush me gaz,+dhe gjuha jonë me britma hareje.+Atëherë thuhej mes kombeve:+«Ajo që bëri Jehovai me ta, është madhështore.»+   Po, ajo që bëri Jehovai me ne, është madhështore.+Ne jemi mbushur me gëzim.+   O Jehova, robërit e mbetur ktheji pranë vetes,+porsi përrenjtë në Negeb.+   Ata që mbjellin me lot,+do të korrin me britma gëzimi.+   Vërtet shkon duke qarë+ai që mban torbat plot farë,+por do të kthehet me britma gëzimi,+e duke mbajtur duaj.+

Shënime në fund të faqes