Psalmet 123:1-4

Këngë e ngjitjeve. 123  Drejt teje i ngre sytë,+drejt teje që banon në qiej.+   Ja, ashtu si shërbëtorët i kanë sytë te dora e zotërisë së tyre,+ashtu si shërbyeset i kanë sytë te dora e zonjës së tyre,+kështu i kemi sytë edhe ne te ti, o Jehova, Perëndia ynë,+gjersa të na japësh hir.+   Na jep hir, o Jehova, na jep hir,+sepse kemi gëlltitur mjaft përçmim.+   Shpirti ynë është ngopur me përqeshjen e atyre që janë rehatuar mirë,+me përçmimin e arrogantëve.+

Shënime në fund të faqes