Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 121:1-8

Këngë e ngjitjeve. 121  I ngre sytë nga malet.+Nga do të më vijë ndihma?+   Ndihma më vjen nga Jehovai,+Bërësi i qiellit dhe i tokës.+   Ai s’mund të lejojë që të të merren këmbët.+Ai që të ruan, s’mund të përgjumet.+   Po, Ai që të ruan, o Izrael,+as do të përgjumet dhe as do të flejë!+   Jehovai të ruan.+Jehovai është hija jote+ në të djathtën tënde.+   Ditën nuk do të të godasë dielli,+dhe as hëna natën.+   Jehovai do të të ruajë nga çdo e keqe.+Ai do ta ruajë shpirtin tënd.+   Jehovai do të të ruajë sa herë të dalësh e të hysh,+tani dhe përjetë.+

Shënime në fund të faqes