Psalmet 12:1-8

Dirigjuesit. Në oktavën e ulët.+ Këngë e Davidit. 12  Më shpëto,+ o Jehova, se s’ka mbetur më asnjë besnik,+dhe s’ka më të besueshëm mes bijve të njerëzve.   Ata i thonë gënjeshtra njëri-tjetrit,+flasin me buzë lajkatare+ dhe me një zemër me dy faqe.+   Jehovai do t’i presë buzët lajkataredhe do ta shkurtojë gjuhën që flet me fodullëk.+   Do t’i shfarosë ata që thonë: «Me gjuhën tonë do të dalim më të fortë.+Me buzët tona themi ç’të duam. Kush do të jetë zot mbi ne?»   «Ngaqë të munduarit grabiten dhe të varfrit psherëtijnë,+unë tani do të ngrihem,—thotë Jehovai.+Do t’i ruaj nga ata që i përçmojnë.»+   Fjalët e Jehovait janë të kulluara,+si argjendi i rafinuar në një furrë shkrirjeje,* i pastruar shtatë herë.   Ti, o Jehova, do t’i ruash;+do t’i ruash gjithnjë nga ky brez.   Të ligjtë sillen lart e poshtë,se mes bijve të njerëzve poshtërsia ngrihet në qiell.+

Shënime në fund të faqes

Ose «furrë shkrirjeje brenda tokës».