Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 119:1-176

א [ʼÁlef]* 119  Lum ata që janë të patëmetë në udhën e tyre+dhe që ecin sipas ligjit të Jehovait!+   Lum ata që zbatojnë përkujtuesit+ e tij!Ata e kërkojnë përherë me gjithë zemër.+   Nuk praktikojnë asnjë padrejtësi,+përkundrazi, ecin në udhët e tij.+   Ti na ke urdhëruarqë t’i zbatojmë me kujdes+ urdhrat e tu.+   Qofsha i palëkundur+ në udhët e mia,që të zbatoj rregullat e tua!+   Atëherë nuk do të më vijë turp,+kur të këqyr tërë urdhërimet e tua.+   Do të të përlëvdoj në drejtësinë e zemrës sime+kur të mësoj vendimet e tua të drejta gjyqësore.+   Rregullat e tua i zbatoj gjithnjë.+Mos më braktis.+ ב [Beth]   Si mund ta pastrojë një i ri+ shtegun e tij?Duke e ruajtur me fjalën tënde.+ 10  Të kërkoj me gjithë zemër.+Mos më lër të largohem nga urdhërimet e tua.+ 11  Si thesar i ruaj në zemër fjalët e tua,+që të mos mëkatoj kundër teje.+ 12  I bekuar je, o Jehova!Mësomë rregullat e tua.+ 13  Me buzët e mia shpall+tërë vendimet gjyqësore që dalin nga goja jote.+ 14  Ngazëlloj në udhën e përkujtuesve të tu,+si për tërë gjërat e tjera të vyera.+ 15  Do t’i mbaj në mendje urdhrat e tu+dhe do t’i këqyr shtigjet e tua.+ 16  Do t’i kem në zemër ligjet e tua+dhe nuk do ta harroj fjalën tënde.+ ג [Gímel] 17  Ji i mirë me shërbëtorin tënd, që të jetoj+dhe të zbatoj fjalën tënde.+ 18  Hapmi sytë, që të shoh+mrekullitë e ligjit tënd.+ 19  Unë s’jam veçse një i ardhur në këtë vend.+Mos m’i fshih urdhërimet e tua.+ 20  Shpirti im tretet përherë nga dëshira e zjarrtë+për vendimet e tua gjyqësore.+ 21  Ti i qorton arrogantët*+ e mallkuar,që u largohen urdhërimeve të tua.+ 22  Hiq nga unë poshtërimin dhe përçmimin,+se i mbaj përkujtuesit e tu.+ 23  Edhe princat ulen e flasin kundër meje,+por shërbëtori yt e mban mendjen te rregullat e tua.+ 24  Gjithashtu, përkujtuesit e tu i kam në zemër,+si këshilltarët e mi.+ ד [Dáleth] 25  Shpirti im po bëhet njësh me pluhurin.+Më mbaj gjallë sipas fjalës sate.+ 26  T’i tregova udhët e mia, që ti të më përgjigjesh.+Mësomë rregullat e tua.+ 27  Më ndihmo të kuptoj udhën e urdhërimeve të tua,+që të mbaj në mendje veprat e tua të mrekullueshme.+ 28  Shpirti im s’ka gjumë nga hidhërimi.+Më ngri sipas fjalës sate.+ 29  Largo nga unë udhën e gënjeshtrës.+Me ligjin tënd më jep hir.+ 30  Kam zgjedhur udhën e besnikërisë.+Vendimet e tua gjyqësore për mua, janë të drejta.+ 31  Jam kapur fort pas përkujtuesve të tu.+O Jehova, mos më turpëro!+ 32  Do të rend në udhën e urdhërimeve të tua,+sepse ti bën vend në zemrën time për më shumë njohuri.+ ה [Heʼ] 33  O Jehova, më mëso udhën e rregullave të tua,+që ta ndjek deri në fund.+ 34  Më ndihmo të kuptoj, që të respektoj ligjin tënd+dhe ta zbatoj me gjithë zemër.+ 35  Më bëj të eci në shtegun e urdhërimeve të tua,+sepse gjej ëndje në të.+ 36  Prire zemrën time drejt përkujtuesve të tu+dhe jo drejt përfitimit.+ 37  M’i largo sytë nga gjërat e kota;+në udhën tënde më ruaj gjallë.+ 38  Plotësoja shërbëtorit tënd fjalët që ke thënë+dhe që e bëjnë të të frikësohet.+ 39  Ma largo poshtërimin, që aq fort i trembem,+se vendimet e tua gjyqësore janë të mira.+ 40  Sa fort i dua urdhrat e tu!+Me drejtësinë tënde më mbaj gjallë.+ ו [Ua] 41  O Jehova, dashamirësia+ dheshpëtimi yt ardhshin tek unë, sipas fjalës sate,+ 42  që t’i përgjigjem me një fjalë+ atij që më poshtëron,sepse kam besuar në fjalën tënde!+ 43  Mos m’i hiq nga goja fjalët e së vërtetës,+se kam pritur vendimin tënd gjyqësor.+ 44  Do ta respektoj ligjin tënd vazhdimisht,+do ta respektoj në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.+ 45  Do të eci në një vend të hapur,+sepse i shqyrtoj me kujdes urdhrat e tu.+ 46  Edhe para mbretërve do të flas për përkujtuesit e tu,+e nuk do të më vijë turp.+ 47  Do të tregoj se urdhërimet e tua i kam në zemër+dhe i dua.+ 48  Do të ngre duart drejt urdhërimeve të tua që i dua,+dhe do ta mbaj mendjen te rregullat e tua.+ ז [Zájin] 49  Mbaje mend fjalën që i ke thënë shërbëtorit tënd,+për të cilën më ke lënë të pres.+ 50  Kjo më ngushëllon në vuajtjen time:+që fjalët e tua më kanë mbajtur gjallë.+ 51  Arrogantët më përqeshin sa s’ka ku të vejë,+por unë nuk i jam shmangur ligjit tënd.+ 52  I kujtoj vendimet e tua të lashta gjyqësore, o Jehova,+dhe në to gjej ngushëllim.+ 53  Një zjarr i tërbuar më ka pushtuar për shkak të të ligjve,+që e braktisin ligjin tënd.+ 54  Rregullat e tua janë si melodi për mua,+në shtëpinë ku jetoj si i huaj.+ 55  Natën e kujtoj emrin tënd, o Jehova,+që të zbatoj ligjin tënd.+ 56  Më ndodh kështu,sepse i zbatoj urdhrat e tu.+ ח [Heth] 57  Ti je trashëgimia ime, o Jehova,+dhe unë kam premtuar t’i zbatoj fjalët e tua.+ 58  Me gjithë zemër e kam kërkuar pëlqimin* tënd.+Më jep hir sipas fjalës sate.+ 59  I kam shqyrtuar udhët e mia,+që t’i ngas këmbët drejt përkujtuesve të tu.+ 60  Nxitova e nuk vonova+të zbatoja urdhërimet e tua.+ 61  Litarët e të ligjve më rrethuan,+por nuk e harrova ligjin tënd.+ 62  Në mes të natës të falënderoj+për vendimet e tua të drejta gjyqësore.+ 63  Jam shok me gjithë ata që të frikësohen+dhe me ata që zbatojnë urdhrat e tu.+ 64  Dashamirësia jote, o Jehova, ka mbushur tokën.+Mësomë rregullat e tua.+ ט [Teth] 65  Ti ke qenë i mirë me shërbëtorin tënd,+o Jehova, sipas fjalës sate.+ 66  Më mëso të kem mirësi,+ gjykim të shëndoshë+ dhe njohuri,+sepse kam treguar besim te urdhërimet e tua.+ 67  Para se të vuaja, mëkatoja pa e kuptuar,+kurse tani i zbatoj fjalët e tua.+ 68  Ti je i mirë dhe bën të mira.+Mësomë rregullat e tua.+ 69  Arrogantët e përlyen emrin tim me gënjeshtra,+por unë do t’i zbatoj me gjithë zemër urdhrat e tu.+ 70  Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami,+kurse unë i kam në zemër ligjet e tua.+ 71  Më mirë që vuaj,+se mësoj rregullat e tua.+ 72  Ligji+ i gojës sate është për të mirën time,+po, është më i mirë se mijëra monedha ari dhe argjendi.+ י [Jodh] 73  Duart e tua më bënë dhe më dhanë formë.+Më ndihmo të kuptoj, që të mësoj urdhërimet e tua.+ 74  Ata që të frikësohen, më shohin dhe gëzojnë,+sepse kam pritur fjalën tënde.+ 75  Unë e di mirë, o Jehova, se vendimet e tua gjyqësore janë të drejta+dhe se më ke bërë të vuaj në besnikërinë tënde.+ 76  Qoftë dashamirësia jote ngushëllim për mua,+sipas fjalës që i the shërbëtorit tënd!+ 77  Ardhtë tek unë mëshira jote, që të mbetem gjallë,+sepse e kam në zemër ligjin tënd!+ 78  Arrogantët u turpërofshin, sepse më kanë mashtruar pa shkak,+por unë mbaj në mendje urdhrat e tu!+ 79  Le të kthehen tek unë ata që të frikësohen+dhe ata që i njohin përkujtuesit e tu.+ 80  Zemra ime qoftë e patëmetë tek ndjek rregullat e tua,+që të mos turpërohem!+ כ [Haf] 81  Po më liget shpirti për shpëtimin tënd,+fjalën tënde pres.+ 82  Sytë m’u tretën për fjalën tënde,+ndërsa pyes: «Kur do të më ngushëllosh?»+ 83  Jam bërë si caliku+ që e rreh tymi,megjithatë nuk i kam harruar rregullat e tua.+ 84  Sa ditë jetë ka shërbëtori yt?+Kur do t’ua japësh dënimin atyre që më përndjekin?+ 85  Arrogantët hapin gropa që të bie brenda,+po, ata që nuk veprojnë sipas ligjit tënd.+ 86  Të gjitha urdhërimet e tua janë të besueshme.+Ata më përndjekin pa shkak, ndaj më ndihmo.+ 87  Për pak sa s’më zhdukën nga faqja e dheut,+por nuk i lashë urdhërimet e tua.+ 88  Me dashamirësinë tënde më mbaj gjallë,+që të zbatoj përkujtuesit që dalin nga goja jote.+ ל [Lámedh] 89  O Jehova, fjala joteqëndron përgjithnjë në qiej.+ 90  Ti tregon besnikëri brez pas brezi.+E ke bërë tokën të patundur, që të mbetet përgjithnjë.+ 91  Sipas vendimeve të tua gjyqësore, gjithë sa janë krijuar, kanë mbetur deri sot e kësaj dite,+sepse janë shërbëtorët e tu.+ 92  Po të mos e kisha pasur në zemër ligjin tënd,+do të kisha marrë fund në vuajtjen time.+ 93  Nuk do t’i harroj kurrë urdhrat e tu,+se me anë të tyre më ke mbajtur në jetë.+ 94  Unë të përkas ty, ndaj më shpëto,+se i kam shqyrtuar me kujdes urdhrat e tu.+ 95  Të ligjtë ngrenë gracka, që të më rrënojnë,+por unë u kushtoj vëmendje përkujtuesve të tu.+ 96  Pashë që çdo gjë e përsosur e ka një cak,+kurse urdhërimet e tua janë të paana. מ [Mem] 97  Oh, sa e dua ligjin tënd!+Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.+ 98  Urdhërimet e tua më bëjnë më të mençur se armiqtë e mi,+sepse janë gjithnjë me mua.+ 99  Kam fituar gjykim të thellë më shumë se tërë mësuesit e mi,+ngaqë e mbaj mendjen te përkujtuesit e tu.+ 100  Sillem më me mend* se të moshuarit,+se zbatoj urdhrat e tu.+ 101  Nuk i kam vënë këmbët në asnjë rrugë të keqe,+që të zbatoj fjalën tënde.+ 102  Nuk jam larguar nga ligjet e tua,+sepse ti vetë më ke mësuar.+ 103  Sa të ëmbla janë fjalët e tua në qiellzën time,më të ëmbla se mjalti në gojën time!+ 104  Falë urdhrave të tu, unë sillem me mend,+prandaj urrej çdo udhë gënjeshtre.+ נ [Nun] 105  Fjala jote është një llambë për këmbën time+dhe një dritë për shtegun tim.+ 106  Kam bërë një betim, dhe do ta mbaj.+Po, do t’i zbatoj vendimet e tua të drejta gjyqësore.+ 107  Hoqa shumë vuajtje.+O Jehova, më ruaj gjallë sipas fjalës sate.+ 108  O Jehova, të lutem, gjej ëndje në blatimet vullnetare të gojës sime,+dhe më mëso ligjet e tua.+ 109  Ndonëse shpirti im është gjithnjë në rrezik,+nuk e harroj ligjin tënd.+ 110  Të ligjtë më ngrenë gracka,+por nuk u shmangem urdhrave të tu.+ 111  Përkujtuesit e tu janë trashëgimia ime përjetë,+sepse ma ngazëllojnë zemrën.+ 112  Drejt rregullave të tua e prij zemrën+përherë, deri në fund.+ ס [Sámeh] 113  I urrej njerëzit me zemër të lëkundur,*+por e dua ligjin tënd.+ 114  Ti je vendi ku fshihem dhe mburoja ime.+Fjalën tënde pres.+ 115  Largohuni nga unë, o keqbërës,+që të zbatoj urdhërimet e Perëndisë.+ 116  Më mbështet si më ke thënë, që të mbetem gjallë,+dhe mos më turpëro për shpresën që kam.+ 117  Më përkrah, që të shpëtoj,+dhe unë do t’i mbaj sytë te rregullat e tua gjithnjë.+ 118  Ti i flak të gjithë ata që u shmangen rregullave të tua;+me dhelpëritë e tyre mashtrojnë.+ 119  Ti i zhduk të ligjtë e tokës si zgjyrën e metaleve.+Prandaj unë i dua përkujtuesit e tu.+ 120  Më ngjethet mishi nga frika jote,+dhe vendimet e tua gjyqësore më frikësojnë.+ ע [ʽÁjën] 121  Gjykova me drejtësi dhe bëra atë që është e drejtë.+Mos më lër në dorë të atyre që më hanë hakun!+ 122  Dil garant, që shërbëtorit tënd t’i vejë mbarë.+Arrogantët mos i lër të ma hanë hakun!+ 123  Sytë m’u tretën për shpëtimin që sjell ti+dhe për fjalët e tua të drejta.+ 124  Vepro me shërbëtorin tënd sipas dashamirësisë sate,+dhe më mëso rregullat e tua.+ 125  Unë jam shërbëtori yt.+ Më ndihmo t’i njoh+e t’i kuptoj përkujtuesit e tu.+ 126  O Jehova, ka ardhur koha të veprosh,+se ata kanë thyer ligjin tënd.+ 127  Po, unë i dua urdhërimet e tua+më shumë se arin, madje më shumë se arin e kulluar.+ 128  Prandaj i çmoj si të drejtë tërë urdhrat që ke dhënë për çdo gjë,+dhe urrej çdo shteg të rremë.+ פ [Peʼ] 129  Përkujtuesit e tu janë të mrekullueshëm,+prandaj shpirti im i zbaton.+ 130  Zbulimi i fjalëve të tua jep dritë+dhe e ndihmon të kuptojë atë që s’ka përvojë.+ 131  E hap gojën dhe gulçoj,+ngaqë urdhërimet e tua i dua me zjarr.+ 132  Kthehu nga unë e më jep hir,+siç bën gjithnjë* me ata që e duan emrin tënd.+ 133  Bëji të patundur hapat e mi në fjalët e tua,+dhe asnjë e keqe mos më sundoftë!+ 134  Më shpengo nga çdo njeri mashtrues,+dhe unë do të zbatoj urdhrat e tu.+ 135  Bëj që fytyra jote të ndriçojë mbi shërbëtorin tënd,+dhe më mëso rregullat e tua.+ 136  Nga sytë më rrjedhin rrëke lotësh,+ngaqë nuk zbatohet ligji yt.+ צ [Cadhé] 137  Ti je i drejtë, o Jehova,+dhe vendimet e tua gjyqësore janë të drejta.+ 138  Ti na urdhërove të zbatojmë përkujtuesit+ e tu,nga drejtësia dhe besnikëria+ jote e madhe. 139  Zelli po më tret,+sepse kundërshtarët e mi i kanë harruar fjalët e tua.+ 140  Fjalët e tua janë të kulluara,+dhe shërbëtori yt i do.+ 141  Jam i papërfillshëm dhe i përçmuar,+por nuk i kam harruar urdhrat e tu.+ 142  Drejtësia jote është e përjetshme,+dhe ligji yt është i vërtetë.+ 143  Më mundojnë brenga dhe vështirësi,+por urdhërimet e tua i kam në zemër.+ 144  Drejtësia e përkujtuesve të tu është e përjetshme.+Më ndihmo të kuptoj, që të mbetem në jetë.+ ק [Kof] 145  Të thërras me gjithë zemër.+ M’u përgjigj, o Jehova!+Rregullat e tua do t’i zbatoj.+ 146  Ty të thërras. Të lutem, më shpëto!+Atëherë do t’i zbatoj përkujtuesit e tu.+ 147  Ngrihem në mugëtirën+ e mëngjesit, që të thërras për ndihmë,+sepse pres fjalët e tua.+ 148  Syri im rri zgjuar para ndërresës së rojës së natës,+që ta mbaj mendjen te fjalët e tua.+ 149  Dëgjoje zërin tim sipas dashamirësisë sate!+O Jehova, më ruaj gjallë sipas vendimeve të tua gjyqësore!+ 150  Ata që rendin pas sjelljes së shthurur,+ janë afruar;ata kanë shkuar shumë larg ligjit tënd.+ 151  Ti je afër, o Jehova,+dhe tërë urdhërimet e tua janë të vërteta.+ 152  Shumë kohë më parë kam njohur disa nga përkujtuesit e tu,+sepse ti i ke bërë që të mbeten përgjithmonë.+ ר [Resh] 153  Shihe vuajtjen time dhe më çliro,+sepse nuk e kam harruar ligjin tënd.+ 154  Mbroje çështjen time ligjore dhe më ngri sërish në këmbë,+më ruaj gjallë në përputhje me fjalën tënde.+ 155  Shpëtimi është shumë larg të ligjve,+sepse ata nuk i shqyrtojnë me kujdes rregullat e tua.+ 156  E madhe është mëshira jote, o Jehova!+Sipas vendimeve të tua gjyqësore më ruaj gjallë!+ 157  Përndjekësit dhe kundërshtarët e mi janë të shumtë,+por unë nuk u shmangem përkujtuesve të tu.+ 158  I kam parë ata që veprojnë pabesisht,+dhe më vjen krupë, sepse nuk i zbatojnë fjalët e tua.+ 159  Shih, sa i dua urdhrat e tu!+O Jehova, sipas dashamirësisë sate më ruaj gjallë!+ 160  Brendia e fjalës sate është e vërteta,+dhe çdo vendim i drejtë gjyqësor që jep, është i përjetshëm.+ ש [Sin] ose [Shin] 161  Princat më përndjekin pa shkak,+por zemra ime u trembet fjalëve të tua.+ 162  Unë ngazëlloj nga fjalët e tua,+si ngazëllon ai që gjen plaçkë të madhe.+ 163  E urrej gënjeshtrën.+ Ajo më është pështirosur.+Por e dua ligjin tënd.+ 164  Shtatë herë në ditë të lëvdoj+për vendimet e tua të drejta gjyqësore.+ 165  Ata që e duan ligjin tënd, kanë paqe të madhe,+dhe s’ka gjë që t’i pengojë.+ 166  O Jehova, unë shpresoj në shpëtimin që sjell ti,+dhe ndjek urdhërimet e tua!+ 167  Shpirti im i zbaton përkujtuesit e tu,+dhe i do fort.+ 168  Unë i zbatoj urdhrat dhe përkujtuesit e tu,+sepse tërë udhët e mia janë para teje.+ ת [Ta] 169  O Jehova, ardhtë para teje britma ime përgjëruese!+Sipas fjalës sate, më ndihmo të kuptoj.+ 170  Ardhtë para teje kërkesa ime për hir!+Sipas fjalëve të tua, më shpëto.+ 171  Nga buzët e mia gurgullofshin lavde,+sepse ti më mëson rregullat e tua!+ 172  Goja ime këndoftë fjalët e tua,+sepse tërë urdhërimet e tua janë të drejta!+ 173  Dora jote më ndihmoftë,+sepse kam zgjedhur urdhrat e tu!+ 174  Unë dëshiroj me zjarr shpëtimin nga ti, o Jehova,+dhe kam në zemër ligjin tënd.+ 175  Jetoftë shpirti im dhe të lëvdoftë!+Vendimet e tua gjyqësore më ndihmofshin!+ 176  Po endem sa andej-këtej si dele e humbur.+ Kërkoje shërbëtorin tënd,+sepse nuk i kam harruar urdhërimet e tua.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 9:1.
Shih shënimin te Pr. 11:2; njësoj edhe në vargjet 51, 69, 78, 85 dhe 122.
Shih shënimin te Ps 45:12.
Ose «kuptueshmëri», njësoj edhe në vargun 104.
Në gjuhën origjinale, shprehja ka kuptimin «me gjysmë zemre».
Ose «sipas vendimit tënd gjyqësor».