Psalmet 118:1-29

118  Falënderoni Jehovain, sepse është i mirë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Le të thotë tani Izraeli:«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+   Le të thotë tani shtëpia e Aaronit:+«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+   Le të thonë tani ata që i frikësohen Jehovait:+«Dashamirësia e tij zgjat përjetë.»+   Kur vuaja, thërrisja Jah.+Jah më përgjigjej e më vinte në një vend të hapur.+   Jehovai është në krahun tim, nuk do të kem frikë.+Ç’mund të më bëjë njeriu?+   Jehovai është në krahun tim bashkë me ata që më ndihmojnë,+prandaj unë do t’i shoh nga lart ata që më urrejnë.+   Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,+sesa të kesh besim te njeriu.+   Më mirë të gjesh strehë te Jehovai,+sesa të kesh besim te fisnikët.+ 10  Të gjitha kombet më rrethuan,+por me emrin e Jehovait i mbajta larg.+ 11  Më rrethuan, po, isha i rrethuar,+por me emrin e Jehovait i mbajta larg. 12  Më rrethuan si bletët,+por u shuan si zjarri i ferrave.+Me emrin e Jehovait i mbajta larg.+ 13  Më shtynë me forcë që të bija,+por Jehovai më ndihmoi.+ 14  Jah është streha dhe fuqia ime.+Ai më shpëton.+ 15  Britma gëzimi dhe shpëtimi+jehojnë në tendat+ e të drejtëve.+Dora e djathtë e Jehovait tregon fuqi të madhe.+ 16  Dora e djathtë e Jehovait lartësohet.+Dora e djathtë e Jehovait tregon fuqi të madhe.+ 17  Nuk do të vdes, por do të rroj,+që të shpall veprat e Jah.+ 18  Jah më qortoi ashpër,+por nuk më la në duart e vdekjes.+ 19  M’i hapni portat e drejtësisë,+që të hyj e të përlëvdoj Jah.+ 20  Kjo është porta e Jehovait.+Të drejtët kalojnë nëpër të.+ 21  Do të të përlëvdoj, sepse m’u përgjigje+dhe më shpëtove.+ 22  Guri që ndërtuesit e hodhën poshtë,+u bë guri i qoshes.+ 23  Këtë gur e bëri vetë Jehovai+dhe është i mrekullueshëm në sytë tanë.+ 24  Kjo është dita që ka sjellë Jehovai,+gjatë së cilës do të gëzojmë e do të ngazëllojmë.+ 25  Tani, të përgjërohem, o Jehova, na shpëto!+Të përgjërohem, o Jehova, na e ço mbarë!+ 26  Bekuar qoftë Ai që vjen në emër të Jehovait!+Ne ju bekojmë të gjithëve nga shtëpia e Jehovait.+ 27  Jehovai është Hyjnori,+ai na jep dritë.+Ta stolisim me degë+ procesionin e festës,+deri te brirët e altarit.+ 28  Ti je Perëndia im, dhe unë do të të përlëvdoj.+Je Perëndia im, dhe unë do të të lartësoj.+ 29  Falënderoni Jehovain, sepse ai është i mirë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+

Shënime në fund të faqes