Psalmet 116:1-19

116  Mbushem me dashuri kur Jehovai dëgjon+zërin dhe përgjërimet e mia.+   Ai e kthen veshin nga unë,+ndaj do ta thërras gjithë ditët e jetës sime.+   Litarët e vdekjes më rrethuan,+vuajtjet e Sheolit më pushtuan.+Brenga dhe hidhërimi më vunë përfund.+   Atëherë i thërrita emrit të Jehovait:+«Të përgjërohem, o Jehova, shpëtoje shpirtin tim!»+   Jehovai është hirmadh dhe i drejtë.+Perëndia ynë tregon mëshirë.+   Jehovai i ruan njerëzit e papërvojë.+Më kishin lënë fuqitë dhe ai më shpëtoi.+   Kthehu, o shpirti im, në vendin e prehjes sate,+se Jehovai ka qenë i mirë me ty.+   Ai ma shpëtoi shpirtin nga vdekja,+syrin nga lotët dhe këmbët nga rrëzimi.+   Unë do të eci+ para Jehovait në vendin e të gjallëve.+ 10  Besimi+ më bënte të flisja.+Sa i dërrmuar që isha! 11  Kur më zuri paniku,+ thashë:«Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë.»+ 12  Si t’ia kthej Jehovait+gjithë të mirat që më ka bërë?+ 13  Unë do të ngre kupën e shpëtimit+ të madhdhe emrin e Jehovait do të thërras.+ 14  Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i plotësoj,+po, do t’i plotësoj para tërë popullit të tij. 15  Në sytë e Jehovait është e shtrenjtëvdekja e besnikëve të tij.+ 16  Të përgjërohem, o Jehova,+se jam shërbëtori yt,+po, jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate.+Ti i ke këputur vargonjtë e mi.+ 17  Ty do të të bëj flijime falënderimi,+dhe emrin tënd, o Jehova, do të thërras.+ 18  Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i plotësoj,+po, do t’i plotësoj para gjithë popullit të tij,+ 19  në oborret e shtëpisë së Jehovait,+në mesin tënd, o Jerusalem!+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes