Psalmet 115:1-18

115  Jo neve, o Jehova, jo neve,+por emrit tënd jepi lavdi+sipas dashamirësisë dhe besnikërisë sate.+   Pse të thonë kombet:+«Ku është tani Perëndia i tyre?»+   E pra, Perëndia ynë është në qiej+dhe ka bërë gjithçka që i ka pëlqyer.+   Kurse idhujt e tyre janë ar dhe argjend,+vepër e duarve të njeriut.+   Kanë gojë, por s’mund të flasin;+kanë sy, por s’mund të shohin;+   kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë;+kanë hundë, por s’mund të nuhatin.+   Kanë duar, por s’mund të prekin;+kanë këmbë, por s’mund të ecin.+Nga gryka nuk nxjerrin dot zë.+   Kush i bën, do të katandiset njësoj si ata,+po, kushdo që u beson atyre.+   O Izrael, ki besim te Jehovai!+Ai është ndihma dhe mburoja jote.+ 10  O shtëpi e Aaronit, ki besim te Jehovai!+Ai është ndihma dhe mburoja jote.+ 11  Ju që i frikësoheni Jehovait, kini besim te Jehovai!+Ai është ndihma dhe mburoja juaj.+ 12  Jehovai na ka kujtuar, e do të na bekojë.+Do të bekojë shtëpinë e Izraelit,+do të bekojë shtëpinë e Aaronit.+ 13  Jehovai do të bekojë ata që i frikësohen,+të mëdhenj e të vegjël qofshin.+ 14  Jehovai do t’ju shtojë,+si ju, edhe bijtë tuaj.+ 15  Ju jeni të bekuarit e Jehovait,+Bërësit të qiellit dhe të tokës.+ 16  Qiejt janë të Jehovait,+kurse tokën ua ka dhënë bijve të njerëzve.+ 17  Të vdekurit nuk e lëvdojnë Jah,+dhe as ata që zbresin në vendin e heshtjes.+ 18  Por ne do ta bekojmë Jah+tani dhe përgjithmonë.+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes