Psalmet 114:1-8

114  Kur Izraeli doli nga Egjipti,+kur shtëpia e Jakobit u largua nga një popull me gjuhë të pakuptueshme,+   Juda u bë vendi i Tij i shenjtë+dhe Izraeli mbretëria e Tij e madhërishme.+   Deti pa dhe ia mbathi.+Jordani u kthye pas.+   Malet u hodhën si desh+dhe kodrat si qengja.   Ç’pate ti, o det, që ia mbathe+dhe ti, o Jordan, që u ktheve pas?+   Ç’patët ju, o male, që u hodhët si desh+dhe ju, o kodra, që u hodhët si qengja?+   Dridhu nga dhembjet, o tokë,+ për shkak të Zotërisë,për shkak të Perëndisë së Jakobit,   që e kthen shkëmbin në pellg me kallamishte+dhe strallin në kroje.+

Shënime në fund të faqes