Psalmet 113:1-9

113  Lëvdoni Jah!+Thurini lavde Jehovait, o shërbëtorë të tij!+Lëvdoni emrin e Jehovait!+   Qoftë i bekuar emri i Jehovait+tani e përgjithmonë!+   Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij+do të lëvdohet emri i Jehovait.+   Jehovai është lartësuar mbi të gjitha kombet.+Lavdia e tij është mbi qiejt.+   Kush është si Jehovai, Perëndia ynë,+që banon atje lart?+   Ai përkulet për të parë në qiell dhe në tokë,+   dhe e ngre të përvuajturin nga pluhuri.+Ai e merr të varfrin nga gropa e hirit dhe e larton,+   që ta vërë të ulet me fisnikët,+me fisnikët e popullit të tij.+   Ai bën që gruaja shterpë të rrojë në një shtëpi+si nënë e gëzuar me bij.+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes