Psalmet 11:1-7

Dirigjuesit. Psalm i Davidit. 11  Te Jehovai kam gjetur strehë.+Si guxoni t’i thoni shpirtit tim:«Ik në mal si zog!+   Ja, të ligjtë tendosin harkun,+bëjnë gati shigjetat mbi kordhëz,për të qëlluar në terr ata që kanë zemër të drejtë.+   Kur themelet shkatërrohen,+ç’duhet të bëjë i drejti?»   Jehovai është në tempullin e tij të shenjtë.+Jehovai e ka fronin në qiej.+Syri i tij sheh bijtë e njerëzve, me sytë e tij rrezatues i heton.+   Jehovai heton edhe të drejtin, edhe të ligun.+Atë që do dhunën, shpirti i Tij e urren.+   Si rrebesh do të derdhë mbi të ligjtë gracka, zjarr e squfur,+dhe era zhuritëse do të jetë kupa që duhet të pinë.+   Se Jehovai është i drejtë+ dhe i do veprat e drejta.+Vetëm të drejtët do ta shohin fytyrën e tij.+

Shënime në fund të faqes