Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 109:1-31

Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë. 109  Mos hesht, ti,+ o Perëndia që unë lëvdoj!+   Sepse i ligu dhe mashtruesi hapin gojën kundër meje+dhe flasin për mua me gjuhë gënjeshtare.+   Më rrethojnë me fjalë urrejtjeje+dhe më luftojnë pa shkak.+   Për dashurinë që tregoj, më akuzojnë,+por unë të lutem ty.+   Ma kthejnë të mirën me të keqe+dhe dashurinë me urrejtje.+   Vendos një njeri të lig mbi armikun tim,një akuzues+ le të qëndrojë në të djathtë të tij.   Kur të gjykohet, le të shpallet i lig,dhe lutja e tij qoftë si mëkat!+   Ditët e tij qofshin të pakta+dhe tjetërkush ia marrtë detyrën e mbikëqyrjes!+   Bijtë i mbetshin jetimë*+dhe gruaja iu bëftë vejushë!+ 10  Bijtë e tij do të enden lart e poshtë.+Ata do të lypin,e do të dalin nga rrënojat që të kërkojnë ushqim.+ 11  Gjithë sa ka, ia marrtë fajdexhiu me dredhi,+dhe frytin e mundit të tij e grabittë+ i huaji!+ 12  Askush mos i tregoftë dashamirësi+dhe askush mos u dhëntë hir jetimëve të tij! 13  Brezat e tij të ardhshëm u shfarosshin!+Emri i tyre u shoftë që në brezin tjetër!+ 14  Jehovai kujtoftë fajet e paraardhësve të tij,+dhe mëkatet e nënës së tij+ mos u shofshin!+ 15  Qofshin ato para Jehovait përherë!+Ai e shoftë kujtimin e këtyre të ligjve nga toka,+ 16  se i ligu nuk u kujtua të tregonte dashamirësi,+por e përndoqi të munduarin dhe të varfrin,+dhe zemërbrengosurin e vrau.+ 17  Ai e deshi mallkimin,+ dhe ky i ra mbi kokë!+Nuk e deshi bekimin,+prandaj bekimi u largua prej tij.+ 18  Si rrobë e veshi mallkimin,+prandaj ky i hyri përbrenda si uji+dhe si vaji në kocka. 19  Qoftë për të si një rrobë që e mbështjell+dhe si një brez, të cilin ai e mban përherë ngjeshur!+ 20  Kështu i shpaguan Jehovai ata që më akuzojnë+dhe ata që thonë të liga kundër shpirtit tim.+ 21  Por ti o Jehova, je Zotëria Sovran!+Më ndihmo për hir të emrit tënd!+Më çliro, sepse dashamirësia jote është e mirë!+ 22  Sepse unë jam i munduar dhe i varfër,+e zemrën ma shpojnë dhembjet.+ 23  Unë kam për t’u zhdukur, si hija që zvogëlohet,+më kanë shkundur si të isha karkalec. 24  Gjunjët më dridhen nga agjërimi.+Trupi im u tret dhe s’ka pikë vaji.+ 25  Jam shënjestra e poshtërimeve+ të tyre.Kur më shohin, tundin kokën.+ 26  Më ndihmo, o Jehova, Perëndia im.+Më shpëto sipas dashamirësisë sate.+ 27  Le ta dinë se kjo është dora jote,+se ti, o Jehova, e ke bërë gjithë këtë.+ 28  Ata le të mallkojnë,+por ti më beko.+Janë ngritur kundër meje, por u turpërofshin!+Kurse shërbëtori yt le të gëzojë!+ 29  Ata që më akuzojnë, i mbuloftë poshtërimi!+Turpi i mbështjelltë si pelerinë!+ 30  Me gojën time do ta përlëvdoj shumë Jehovain,+dhe do t’i jap lavdi mes morisë së njerëzve.+ 31  Sepse ai qëndron në të djathtë të të varfrit,+për ta shpëtuar nga ata që e gjykojnë.

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 10:14; njësoj edhe vargu 12.