Psalmet 108:1-13

Këngë e Davidit. 108  Zemra ime është e palëkundur, o Perëndi!+Unë do të këndoj e do të luaj melodi+me tërë qenien time.+   Zgjohu, o vegël me tela, edhe ti, o harpë!+Unë do të zgjoj agimin.+   Mes popujve do të të përlëvdoj, o Jehova,+mes kombeve do të këndoj për ty!+   Sepse dashamirësia jote është aq e madhe sa arrin deri në qiej,+dhe besnikëria jote deri në re.+   Qofsh i lartësuar mbi qiejt, o Perëndi!+Lavdia jote rrezatoftë në tërë tokën!+   Që të shtrenjtët e tu të çlirohen,+shpëtona me të djathtën tënde dhe na u përgjigj!+   Perëndia, në shenjtërinë e tij,+ tha:«Do të ngazëlloj, do ta jap Sikemin+ si trashëgimi+dhe do ta mat ultësirën e Sukotit.+   Galaadi+ është imi. Manaseu+ është imi.Efraimi është fortesa e kreut që kam vendosur.+Judën e kam si shkop komandanti.+   Moabi+ është legeni ku lahem.+Në Edom+ do ta hedh sandalen+ time.Për Filistinë+ do të brohoras gjithë ngadhënjim.»+ 10  Kush do të më çojë në qytetin e fortifikuar?+Kush do të më prijë deri në Edom?+ 11  A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur tej+dhe që nuk del me ushtrinë tonë, si Perëndia ynë?+ 12  Na ndihmo të shpëtojmë nga vuajtjet,+sepse njeriu nuk na shpëton dot.+ 13  Nga Perëndia do të marrim fuqi,+dhe ai vetë do t’i shtypë kundërshtarët tanë.+

Shënime në fund të faqes