Psalmet 107:1-43

(Psalmet 107 – 150) 107  Falënderoni Jehovain, sepse është i mirë,+sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+   Kështu le të thonë të shpenguarit e Jehovait,+ata që i ka shpenguar nga dora e kundërshtarit,+   e që i ka mbledhur nga vende të ndryshme,+nga lindja dhe nga perëndimi i diellit,+nga veriu dhe nga jugu.+   Ata u endën nëpër shkretëtirë,+ nëpër vende të shkreta;+dhe nuk e gjetën udhën për në ndonjë qytet ku të banonin.+   Kishin uri dhe etje.+Shpirti përbrenda po u shuhej.+   Por në vuajtjen e tyre i thërritnin Jehovait,+dhe ai i çlironte nga hallet që u kishin rënë.+   I vuri të ecnin në udhën e drejtë,+që të arrinin në një qytet ku të banonin.+   Prandaj, le ta falënderojnë Jehovain për dashamirësinë e tij+dhe për gjërat e mrekullueshme që ka bërë për të mirën e bijve të njerëzve.+   Sepse ai e kënaqi shpirtin e zhuritur+dhe shpirtin e uritur e ngopi me të mira.+ 10  Por kishte edhe nga ata që ishin në errësirë e në terr,+të burgosur në mundime e në vargonj,+ 11  sepse ishin rebeluar+ kundër fjalëve të Perëndisë+dhe kishin përbuzur këshillën e Më të Lartit.+ 12  Prandaj ua përuli zemrën me mundime.+Ata u penguan, dhe askush s’i ndihmoi.+ 13  Por në vuajtjen e tyre i thërritnin për ndihmë Jehovait,+dhe si gjithmonë, ai i shpëtonte nga hallet.+ 14  Ai i nxirrte nga errësira e nga terri,+dhe ua këpuste vargonjtë.+ 15  Prandaj, le ta falënderojnë Jehovain për dashamirësinë e tij+dhe për gjërat e mrekullueshme që ka bërë në të mirë të bijve të njerëzve.+ 16  Sepse ai theu dyert prej bakri+dhe këputi shulat prej hekuri.+ 17  Të marrët, me udhën e tyre rebele+dhe me fajet e tyre, i sollën mundime vetes.+ 18  Shpirtit të tyre iu pështiros çdo lloj ushqimi,+dhe kishin arritur te portat e vdekjes.+ 19  Por në vuajtjen e tyre i thërritnin për ndihmë Jehovait,+dhe si gjithmonë, ai i shpëtonte nga hallet.+ 20  Ai foli, e ata u shëruan+dhe shpëtuan nga gropa e varrit.+ 21  Prandaj, le ta falënderojnë Jehovain për dashamirësinë e tij+dhe për gjërat e mrekullueshme që ka bërë në të mirë të bijve të njerëzve.+ 22  Le t’i paraqitin flijime falënderimi+dhe të shpallin veprat e tij me britma gëzimi.+ 23  Ata që përshkojnë detin me anije+dhe bëjnë tregti përmes ujërave të paana,+ 24  i kanë parë ato që ka bërë Jehovai,+veprat e tij të mrekullueshme në thellësitë e detit.+ 25  Ai jep urdhër, dhe ngrihet një erë e stuhishme,+që i ngre lart dallgët,+ 26  të cilat i çojnë ata deri në qielldhe i zbresin deri në fund të detit.Shpirti u mpaket+ nga e keqja që i ka gjetur. 27  Sillen sa andej-këtej dhe u merren këmbët si të dehur,+dhe tërë mençuria e tyre është e kotë.+ 28  Por në vuajtjen e tyre i thërrasin Jehovait,+dhe ai i nxjerr nga hallet.+ 29  Ai e qetëson stuhinë+dhe dallgët heshtin.+ 30  E ata gëzojnë, sepse këto fashiten,dhe ai i drejton për në limanin e dëshiruar.+ 31  Prandaj, le të falënderojnë Jehovain për dashamirësinë e tij+dhe për gjërat e mrekullueshme që ka bërë në të mirë të bijve të njerëzve.+ 32  Le ta lartësojnë mes popullit të tij të mbledhur+dhe le ta lëvdojnë mes pleqve!+ 33  Ai i kthen lumenjtë në shkretëtirë,+dhe burimet e ujit në tokë të etur,+ 34  vendin pjellor në tokë të kripur,+nga ligësia e atyre që banojnë në të. 35  Ai e kthen shkretëtirën në pellg me kallamishte+dhe vendin e thatë në burime uji.+ 36  Atje vë të uriturin të jetojë,+që të ndërtojë një qytet e atje të banojë.+ 37  Ata mbjellin arat e vreshtat,+që të japin fryt me bollëk.+ 38  Ai i bekon e ata shumohen,+dhe nuk e lë bagëtinë e tyre të pakësohet.+ 39  Por pastaj, sërish pakësohen e kërrusen+nga shtypja, vuajtja dhe hidhërimi.+ 40  Ai zbraz përçmimin mbi fisnikët,+duke i bërë të enden nëpër shkretëtira pa udhë.+ 41  Por e mbron të varfrin nga mundimet+dhe ia shton familjen, si shtohet një tufë delesh.+ 42  Të drejtët i shohin këto dhe kënaqen,+kurse të padrejtët e kyçin gojën.+ 43  Kush është i mençur, do t’i vërejë këto gjëra+dhe do të jetë i vëmendshëm ndaj dashamirësisë që tregon Jehovai.+

Shënime në fund të faqes