Psalmet 106:1-48

106  Lëvdoni Jah!+Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë+dhe dashamirësia e tij zgjat në jetë të jetëve.+   Kush mund t’i tregojë bëmat e fuqishme të Jehovait?+Kush mund të shpallë se sa i lëvduar është ai?+   Lum ata që zbatojnë drejtësinë,+që në çdo kohë bëjnë atë që është e drejtë!+   Kujtomë, o Jehova, me miratimin që tregon ndaj popullit tënd.+Kujdesu për mua e më shpëto,+   që të shoh mirësinë që tregon ndaj të zgjedhurve të tu,+të marr pjesë në gëzimin e kombit tënd+e të krenohem me trashëgiminë tënde.+   Kemi mëkatuar njësoj si paraardhësit tanë.+Kemi gabuar e kemi vepruar me ligësi.+   Paraardhësit tanë në Egjipt,nuk treguan aspak gjykim të thellë në lidhje me mrekullitë e tua.+Nuk e mbajtën mend sa e pakufishme është dashamirësia jote e madhe,+por ngritën krye kur ishin afër detit, afër Detit të Kuq.+   Prapëseprapë, ai i shpëtoi për hir të emrit të vet,+që të bënte të njohur fuqinë e tij.+   Prandaj qortoi Detin e Kuq, e ai pak nga pak shteroi;+nëpër humnerën e ujërave i vuri të ecnin, si të ishte shkretëtirë;+ 10  e kështu i shpëtoi nga dora e atij që i urrente,+dhe i rimori nga dora e armikut.+ 11  Ujërat mbuluan kundërshtarët e tyre;+nuk mbeti as edhe një nga ata.+ 12  Atëherë ata patën besim në fjalën e tij+dhe nisën t’i këndonin lavde.+ 13  Mirëpo i harruan shpejt ato që bëri,+këshillën e tij nuk e pritën mirë.+ 14  Përkundrazi, treguan grykësinë e tyre në shkretëtirë,+dhe në vendin e shkretë e vunë në provë Perëndinë.+ 15  Çfarë i kërkuan, ai ua dha.+Dhe u dërgoi një sëmundje që shpirtin ua treti.+ 16  Zunë ta kishin zili Moisiun në kamp,+madje edhe Aaronin, të shenjtin e Jehovait.+ 17  Atëherë toka u hap e gëlltiti Datanin,+u mbyll përsipër njerëzve të mbledhur të Abiramit.+ 18  Një zjarr u ndez në mes të asamblesë së tyre,+dhe flaka zuri të përpinte të ligjtë.+ 19  Për më tepër, bënë një viç në Horeb+dhe u përkulën para një shëmbëlltyre të gdhendur,+ 20  dhe ai tha: «E këmbyen lavdinë time+me shëmbëlltyrën e një demi që ha bar.»+ 21  Ata e harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre,+Atë që bëri gjëra të mëdha në Egjipt,+ 22  mrekulli në vendin e Kamit+dhe gjëra të frikshme pranë Detit të Kuq.+ 23  Ishte gati të thoshte që të shfaroseshin,+por Moisiu, i zgjedhuri i tij,i doli përpara si ndërmjetës tek e çara mes tij dhe popullit,+që t’ia ndalte tërbimin e të mos i shfaroste.+ 24  Vendin e dëshirueshëm e përçmuan;+nuk besuan në fjalën e tij.+ 25  Qaheshin në tendat e tyre;+nuk e dëgjuan zërin e Jehovait.+ 26  Prandaj, duke ngritur dorën, ai u betua+se do t’i linte të vdisnin në shkretëtirë,+ 27  se do t’i bënte pasardhësit e tyre të merrnin fund mes kombeve+dhe do t’i shpërndante vend më vend.+ 28  Ata u bashkuan me Baalin e Peorit+dhe hëngrën flijimet e gjërave të pajeta.+ 29  Teksa e fyenin Perëndinë me veprimet e tyre,+i pllakosi një plagë.+ 30  Kur Finehasi u çua e ndërhyri,+atëherë plaga u ndal. 31  Kjo iu llogarit si drejtësi,brez pas brezi, deri në përjetësi.+ 32  Veç kësaj, ata e provokuan në ujërat e Meribës,+e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu.+ 33  Sepse frymën e tij e hidhëruane me buzët e tij ai foli pa menduar.+ 34  Ata nuk i shfarosën popujt,+siç u kishte thënë Jehovai,+ 35  por u përzien me kombet+e nisën të bënin veprat e tyre.+ 36  U shërbenin idhujve të tyre,+që u bënë për ta një lak.+ 37  Ata ua flijonin bijtë+e bijat demonëve+ 38  dhe derdhnin gjak të pafaj,+gjakun e bijve dhe bijave të tyre,që ua flijonin idhujve të Kanaanit;+e nga gjaku i derdhur vendi u ndot.+ 39  Me ato që bënin, u bënë të papastër,+me këto veprime u kurvëruan.+ 40  Jehovait zuri t’i ndizej zemërimi kundër popullit,+dhe iu pështiros trashëgimia e vet.+ 41  Ai i dorëzoi herë pas here në dorë të kombeve,+me qëllim që, kush i urrente, të sundonte mbi ta,+ 42  që armiqtë t’i shtypnin,dhe dora e tyre t’i nënshtronte.+ 43  Shumë herë ai i çliroi,+por ata ngrinin krye tek ndiqnin udhën e mosbindjes,+dhe nga faji i vet poshtëroheshin.+ 44  Ai e shihte si vuanin,+kur dëgjonte britmën e tyre përgjëruese.+ 45  Për hir të tyre, ai kujtonte besëlidhjen e tij,+e i vinte keq, sepse ishte plot dashamirësi.+ 46  Bënte që robëruesit,+të ndienin keqardhje për ta. 47  Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë,+dhe na mblidh nga kombet,+që të falënderojmë emrin tënd të shenjtë+dhe të flasim me ngazëllim e të të lëvdojmë.+ 48  I bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+në jetë të jetëve;dhe mbarë populli do të thotë: «Amin!»+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes