Psalmet 105:1-45

105  Falënderoni Jehovain, thërritni emrin e tij!+Tregojuni popujve mënyrën se si vepron ai!+   Këndoni për të e luani melodi,+mbani në mendje tërë veprat e tij të mrekullueshme!+   Krenohuni me emrin e tij të shenjtë!+Le të gëzojë zemra e atyre që kërkojnë Jehovain!+   Kërkoni Jehovain dhe forcën e tij!+Kërkoni vazhdimisht pëlqimin* e tij!+   Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer,+mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që dalin nga goja e tij,+   o farë e Abrahamit, shërbëtorit të tij,+ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+   Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+Vendimet e tij gjyqësore vlejnë për gjithë tokën.+   Ai e mban mend besëlidhjen e vet përgjithmonë,+dhe për një mijë breza,+ fjalën që urdhëroi;   besëlidhjen që bëri me Abrahamin+dhe betimin që i bëri Isakut,+ 10  atë betim që ia përsëriti edhe Jakobit,si një besëlidhje të përhershme për Izraelin,+ 11  duke thënë: «Ty do të ta jap Kanaanin,+që të jetë pjesa dhe trashëgimia jote».+ 12  Kjo ndodhi kur ishin pak në numër,+po, shumë pak, dhe të huaj në të.+ 13  Kur endeshin nga njëri komb në tjetrin,+nga një mbretëri në një popull tjetër.+ 14  Ai nuk lejoi t’ua hante kush hakun,+përkundrazi, për shkak të tyre qortoi mbretër,+ 15  dhe tha: «Mos i prekni të mirosurit e mi,+e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.»+ 16  Ai solli zinë e bukës në vend;+theu çdo shkop ku ishin varur bukët në formë unaze.+ 17  Përpara tyre dërgoi një burrë:Jozefin që u shit si skllav.+ 18  Atij ia munduan këmbët në vargonj,+në hekura përfundoi shpirti i tij;+ 19  gjer kur fjala e tij doli,+thënia e Jehovait e rafinoi.+ 20  Mbreti dërgoi që ta lironin,+sundimtari i popujve urdhëroi që t’ia hiqnin prangat. 21  E bëri zot të shtëpisë së tij,+dhe e vuri mbi tërë pronën e tij,+ 22  për të sunduar mbi princat e tij si t’i donte shpirti,+dhe për t’u dhënë mençuri burrave të tij të moshuar.+ 23  Izraeli vajti në Egjipt,+e Jakobi banoi si i huaj në vendin e Kamit.+ 24  Ai e bëri shumë të frytshëm+ popullin e vet,dhe pak e nga pak e bëri më të fuqishëm se kundërshtarët.+ 25  La që atyre t’u ndryshonte zemra e ta urrenin popullin e tij,+të silleshin me dinakëri kundër shërbëtorëve të vet.+ 26  Ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij,+dhe Aaronin që kishte zgjedhur.+ 27  Ata u treguan atyre shenjat+dhe mrekullitë e tij në vendin e Kamit.+ 28  Ai dërgoi terrin, që ta errësonte;+e ata nuk ngritën krye kundër fjalëve të tij.+ 29  Ua shndërroi ujërat në gjak+dhe peshqit ua ngordhi.+ 30  Vendi gëlonte nga bretkosat,+që hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre. 31  Ai foli, e hynë zekthat+dhe harrjet në gjithë territorin e tyre.+ 32  Rrebeshet e tyre i ktheu në breshër,+në vend u dërgoi një zjarr flakërues.+ 33  Goditi hardhitë dhe fiqtë,theu drurët e territorit të tyre.+ 34  Ai foli, e hynë karkalecat+dhe larvat e tyre të panumërta,+ 35  që hëngrën gjithë bimësinë e vendit;+hëngrën edhe frytin e tokës së tyre. 36  Vrau të gjithë të parëlindurit e atij vendi,+frytin e parë të gjithë fuqisë* së tyre.+ 37  Me argjend e me ar+ i nxori;asnjë nuk u pengua mes fiseve të tij. 38  Egjipti gëzoi kur dolën,sepse nga ata e kishte zënë tmerri.+ 39  Ai ndeu një re për t’i mbrojtur,+dhe ndezi zjarr për t’u bërë dritë natën.+ 40  Ata kërkuan, e ai u solli shkurta,+i ngopte me bukë nga qielli.+ 41  Çau një shkëmb, e ujërat zunë të rridhnin;+ato shkuan si lumë nëpër vendin e thatë.+ 42  Sepse iu kujtua fjala e tij e shenjtë, që i kishte dhënë Abrahamit, shërbëtorit të tij.+ 43  Kështu e nxori popullin me ngazëllim,+dhe të zgjedhurit e tij me një britmë gëzimi.+ 44  Pak nga pak u dha atyre tokat e kombeve,+e ata gëzuan frytin e mundit të popujve të tjerë,+ 45  me qëllim që të mbanin rregullat e tij+e të respektonin ligjet e tij.+Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Ps 24:6.
Fjalë për fjalë «fuqisë së tyre riprodhuese».