Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 104:1-35

104  Beko Jehovain, o shpirti im!+O Jehova, Perëndia im, sa madhështor që je?+Je veshur me lavdi dhe shkëlqim,+   je mbështjellë me dritën si me një rrobë,+i ke shpalosur qiejt si pëlhurë tende.+   Ti i ndërton me trarë dhomat e tua të sipërme në ujëra,+i bën retë karrocën tënde,+ecën mbi krahët e erës,+   i bën engjëjt e tu furtunë*+dhe shërbëtorët e tu si zjarr gllabërues.+   Ti e vendose tokën mbi themele të forta;+ajo nuk do të lëkundet asnjëherë, po, kurrën e kurrës.+   E mbështolle me ujëra të thella si me një rrobë.+Sipër maleve qëndronin ujëra.+   Nga qortimi yt, ato zunë t’ia mbathnin;+nga gjëmimi i bubullimës sate ia dhanë vrapit në panik—   malet u ngritën,+luginat* u ulën—deri në vendin që kishe caktuar për to.   Vure një kufi, të cilin nuk duhej ta kalonin,+që të mos e mbulonin sërish tokën.+ 10  Ti i çon krojet në luginat e përrenjve;+ato rrjedhin pa pushim mes maleve. 11  Atje pinë pareshtur tërë kafshët e egra të fushës;+zebrat+ shuajnë rregullisht etjen. 12  Mbi to pushojnë zogjtë e qiellit,+që nxjerrin tinguj+ mes gjethnajës së dendur. 13  Nga dhomat e tua të sipërme ti i ujit malet.+Toka ngopet me frytin e veprave të tua.+ 14  Ti bën që të mbijë bari i gjelbër për kafshët+dhe bimësia që i shërben njeriut;+që nga toka të dalë ushqimi,+ 15  vera që ia gëzon zemrën njeriut,+vaji që bën t’i shkëlqejë fytyra+dhe buka që ia mban atij zemrën.+ 16  Janë ngopur drurët e tu, o Jehova,cedrat e Libanit që ti mbolle,+ 17  ku zogjtë ngrenë folenë.+Lejleku e bën shtëpizën në pemë dëllinje.+ 18  Malet+ e larta janë për dhitë e maleve;+shkrepat janë strehë për lepujt e shkëmbinjve.+ 19  Hënën ti e vure për të përcaktuar kohën;+dielli e di mirë ku të perëndojë.+ 20  Ti sjell errësirën që të bëhet natë;+nëpër të lëvizin tërë kafshët e egra të pyllit. 21  Luanët e rinj me krifë ulërijnë pas presë+dhe i kërkojnë ushqim Perëndisë.+ 22  Sapo nis të shkëlqejë dielli,+ ata largohene shtrihen në strofkat e veta. 23  Njeriu shkon në punë të vet+dhe mundohet gjer në mbrëmje.+ 24  Sa të shumta janë veprat e tua, o Jehova!+Që të gjitha i ke bërë me mençuri.+Toka është plot me ato që ke bërë ti.+ 25  Në këtë det kaq të madh e të paanë,+krijesat që lëvizin, s’kanë të numëruar,+krijesa të vogla e të mëdha.+ 26  Atje lundrojnë anijet;+leviathanin*+ e ke bërë për të lozur atje.+ 27  Të gjitha krijesat të presin me padurim,+që, kur të vijë koha, t’u japësh për të ngrënë.+ 28  Ato mbledhin çfarë t’u japësh.+Ti e hap dorën e ato ngopen me të mira.+ 29  Po ta fshehësh fytyrën tënde, ato shqetësohen.+Po t’ua heqësh frymën, ato marrin fund,+e kthehen në pluhur.+ 30  Kur dërgon frymën tënde, ato krijohen;+ti ia rinon faqen tokës. 31  Lavdia e Jehovait do të zgjatë përjetë.+Jehovai do të jetë i gëzuar nga veprat e tij.+ 32  Ai sheh tokën e ajo dridhet;+prek malet e ato nxjerrin tym.+ 33  Gjithë jetën do t’i këndoj Jehovait;+sa të jem gjallë do të luaj melodi për Perëndinë tim.+ 34  E këndshme qoftë përsiatja ime për të!+Unë do të gëzoj falë Jehovait.+ 35  Mëkatarët do të shuhen krejt nga faqja e dheut;+të ligjtë nuk do të jenë më.+Beko Jehovain, o shpirti im! Lëvdoni Jah!+

Shënime në fund të faqes

Në gjuhën origjinale është përdorur fjala rúah ose frymë.
Fjalë për fjalë «rrafshinë lugine».
Shih shënimin te Ps 74:14.