Psalmet 103:1-22

Psalm i Davidit. 103  Beko Jehovain, o shpirti im!+Gjithë qenia ime të bekojë emrin e tij të shenjtë.+   Beko Jehovain, o shpirti im,e mos i harro të gjitha ato që ka bërë.+   Atë që fal të gjitha fajet e tua,+që shëron tërë sëmundjet e tua.+   Atë që e nxjerr jetën tënde nga gropa e varrit,+Atë që të vë si kurorë dashamirësinë dhe mëshirën e tij.+   Atë që e ngop jetën tënde me të mira;+dhe rinia jote përtërihet si ajo e shqiponjës.+   Jehovai bën vepra drejtësie,+dhe mbron të drejtën e atyre që u hahet haku.+   Ai ia bëri të njohura udhët e tij Moisiut,+dhe bijve të Izraelit ua bëri të njohur mënyrën se si vepron.+   Jehovai është i mëshirshëm dhe hirmadh,+nuk zemërohet shpejt dhe është plot dashamirësi.+   Ai nuk do të gjejë të meta gjithë kohën,+as do të mbajë mëri tërë jetën.+ 10  Ai nuk vepron me ne sipas mëkateve tona,+dhe nuk na ndëshkon siç e meritojnë fajet tona.+ 11  Sepse, ashtu si qiejt qëndrojnë më lart se toka,+po aq lart qëndron edhe dashamirësia e tij për ata që i frikësohen.+ 12  Sa larg është lindja nga perëndimi,+aq larg nga ne i ka vënë shkeljet tona.+ 13  Jehovai tregon mëshirë për këdo që i frikësohet atij,+ashtu si një atë tregon mëshirë për bijtë e vet.+ 14  Sepse ai e di mirë se si jemi formuar,+dhe nuk harron që jemi pluhur.+ 15  Ditët e vdekatarit janë si ato të barit të gjelbër,+ai çel porsi lulja e fushës.+ 16  Veç një erë t’i fryjë përsipër, e nuk është më;+vendi i vet nuk e sheh më.+ 17  Por dashamirësia e Jehovait vazhdon mot e jetë+për ata që i frikësohen,+e drejtësia e tij për bijtë e bijve,+ 18  për ata që mbajnë besëlidhjen e tij+dhe për ata që kujtojnë urdhërimet e tij dhe i zbatojnë.+ 19  Jehovai e ka vendosur patundshmërisht fronin në qiej,+dhe mbretëria e tij shtrihet mbi gjithçka.+ 20  Bekoni Jehovain, ju, o engjëjt+ e tij shumë të fuqishëm, që përmbushni fjalën e tij,+dhe u bindeni fjalëve që thotë ai.+ 21  Bekoni Jehovain, të gjitha ju ushtritë e tij+ dheshërbëtorët e tij, që kryeni vullnetin e tij.+ 22  Bekoni Jehovain, të gjitha ju krijesat e tij,+në çdo vend ku sundon ai.+Beko Jehovain, o shpirti im!+

Shënime në fund të faqes