Psalmet 102:1-28

Lutje e të munduarit, në rast se ligështohet dhe ia zbraz shqetësimin Jehovait.+ 102  O Jehova, dëgjoje lutjen time!+Ardhtë te ti thirrja ime për ndihmë!+   Mos e fshih fytyrën tënde ditën kur ta kem punën pisk.+Ktheje veshin nga unë;+ditën kur të të thërras, nxito e m’u përgjigj.+   Se ditët e mia zhduken porsi tymi,+dhe eshtrat e mia digjen si prushi në mangall.+   Porsi bari i zhuritur nga dielli, zemra më është dërrmuar e tharë,+saqë nuk më bie ndër mend të ha.+   Jam bërë kockë e lëkurë+nga psherëtima ime.+   I përngjaj pelikanit të moçalit.+Jam bërë si kukumjaçka e rrënojave.   Jam treture jam bërë si zogu i vetmuar mbi çati.+   Armiqtë më poshtërojnë+ gjithë ditën.Ata që më vënë në lojë, mallkojnë duke zënë në gojë emrin tim.+   E ha hirin si bukë,+dhe çfarë pi, e përziej me lot,+ 10  nga dënimi dhe indinjata jote;+se më ngrite që të më flakësh tej.+ 11  Ditët e mia janë si hija që zvogëlohet,+kurse unë thahem si bari.+ 12  Por ti, o Jehova, do të mbetesh përjetë+dhe do të kujtohesh brez pas brezi.+ 13  Ti do të ngrihesh e do të kesh mëshirë për Sionin,+se ka ardhur koha t’i japësh hir,po, ka ardhur koha e caktuar.+ 14  Se shërbëtorët e tu kënaqen me gurët e tij,+dhe pluhuri i tij u dhimbset.+ 15  Kombet do t’i frikësohen emrit tënd, o Jehova,+ndërsa tërë mbretërit e dheut lavdisë sate.+ 16  Sepse Jehovai do ta ndërtojë Sionin;+ai do të shfaqet me tërë lavdinë e tij.+ 17  Ai do ta dëgjojë lutjen e skamësit,+po, nuk do ta përbuzë lutjen e tij.+ 18  Kjo të shkruhet për brezin e ardhshëm;+dhe populli që do të lindë, do të lëvdojë Jah.+ 19  Nga banesa e tij e shenjtë atje lart, ai shikon poshtë,+nga qiejt, Jehovai shikon mbi tokë,+ 20  për të dëgjuar psherëtimën e të burgosurit,+për të zgjidhur ata që i pret vdekja;+ 21  që emri i Jehovait të shpallet në Sion+dhe ai të lëvdohet në Jerusalem,+ 22  kur popujt të mblidhen tok,+dhe mbretëritë t’i shërbejnë Jehovait.+ 23  Në gjysmë të udhës, ai ma preu fuqinë,+e m’i shkurtoi ditët.+ 24  Unë thashë: «O Perëndia im,mos më merr në mes të ditëve të mia;+vitet e tua zgjatin brez pas brezi.+ 25  Shumë kohë më parë, ti hodhe themelet e tokës,+dhe qiejt janë vepër e duarve të tua.+ 26  Ata do të zhduken, por ti do të mbetesh;+dhe ashtu si një rrobë, ata do të treten të tërë.+Si një rrobë do t’i zëvendësosh e radha do t’u kalojë.+ 27  Por ti je gjithnjë po ai, dhe vitet e tua nuk mbarojnë.+ 28  Bijtë e shërbëtorëve të tu do të mbeten aty ku banojnë,+dhe pasardhësit e tyre gjithmonë para teje do të qëndrojnë.»+

Shënime në fund të faqes