Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Psalmet 10:1-18

ל [Lámedh] 10  O Jehova, pse rri akoma larg?+Pse fshihesh në kohë vuajtjesh?+   Nga fodullëku, të ligjtë e ndjekin hap pas hapi të munduarin,+dhe ky bie në kurthin e intrigave që kurdisin ata.+   I ligu mburret me lakminë e shpirtit të tij.+Ai që nxjerr përfitim të padrejtë,+ i bën qejfin vetes*נ [Nun]dhe e përbuz Jehovain.+   Ngaqë është hundëpërpjetë, i ligu nuk e kërkon Perëndinë.+Tërë mendimet e tij janë: «Nuk ka Perëndi.»+   Gjatë gjithë kohës gjërat i shkojnë mbarë.+Ligjet e tua janë aq lart, sa ai s’mund t’i arrijë.+Ai i përqesh të gjithë armiqtë e tij.+   Thotë me vete:* «Askush nuk do të më bëjë të lëkundem;+brez pas brezi s’do të më gjejë asnjë e keqe.»+ פ [Peʼ]   Goja e tij është plot mallkime, mashtrime e shtypje.+Nën gjuhë ka të këqija dhe mbrapshti.+   Ai zë pritë në fshatra,nga një vend i fshehtë i sulet të pafajshmit dhe e vret.+ע [ʽÁjën]Sytë e tij përgjojnë mjeranin.+   Ai zë pritë në vende të fshehta, njësoj si luani në strofkën e tij.+Zë pritë+ për të rrëmbyer ndonjë të munduar.E rrëmben të munduarin me forcë, kur e tërheq rrjetën e tij dhe e mbyll.+ 10  I munduari ndihet i dërrmuar e përkulet.Po, ushtria e të brengosurve bie në kthetrat e forta të tij.+ 11  Ai thotë me vete:+ «Perëndia ka harruar.+Ai e ka fshehur fytyrën e tij,+dhe nuk do ta shohë kurrë.»+ ק [Kof] 12  Ngrihu,+ o Jehova! Ngrije dorën,+ o Perëndi!Mos i harro të munduarit!+ 13  Pse i ligu e përbuz Perëndinë?+Ai thotë me vete: «Perëndia nuk kërkon llogari.»+ ר [Resh] 14  Por ti sheh halle dhe hidhërim.Tregon kujdes që t’i mbash nën kontroll.+I gjori+ dhe jetimi* e lënë veten në dorën tënde.Ti je ai që i ndihmon.+ ש [Shin] 15  Thyejua krahun të keqit dhe të ligut.+Kërko ligësinë e tyre, gjersa të mos ketë më.+ 16  Jehovai është Mbret në jetë të jetëve, po, përgjithmonë.+Kombet janë zhdukur nga toka.+ ת [Ta] 17  O Jehova, ti do ta dëgjosh dëshirën e zemërbutëve.+Do ta përgatitësh zemrën e tyre.+Me veshët e tu do të dëgjosh me vëmendje,+ 18  që të gjykosh jetimin dhe të shtypurin,+që vdekatari i bërë nga dheu të mos i kallë më tmerrin askujt.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «ka bekuar veten».
Fjalë për fjalë «thotë në zemër të tij».
Fjalë për fjalë «djali pa baba».