Proverbat 9:1-18

9  Mençuria e vërtetë+ e ka ndërtuar shtëpinë+ dhe i ka latuar shtatë shtyllat e saj.  E ka bërë gati mishin e therur; e ka përzier verën dhe e ka shtruar tryezën.+  I ka dërguar shërbëtoret dhe thërret në majë të lartësive të qytetit:  «Kushdo që është pa përvojë le të kthehet këtu.»+ Kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,*+ ajo i ka thënë:  «Ejani, ushqehuni me bukën time dhe pini nga vera që kam përzier.+  Lërini të papërvojët dhe jetoni,+ ecni drejt në udhën e kuptueshmërisë.»+  Ai që e ndreq tallësin, merr mbi vete çnderim,+ dhe ai që e qorton njeriun e lig, nxin faqen e vet.+  Mos e qorto tallësin, që të mos të urrejë.+ Jepi një qortim të mençurit, dhe ai do të të dojë.+  Mësoje njeriun e mençur dhe do të bëhet edhe më i mençur.+ Jepi njohuri një njeriu të drejtë dhe do t’i shtohet dituria. 10  Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë* drejt mençurisë+ dhe njohuria për Më të Shenjtin është kuptueshmëri.+ 11  Sepse falë meje ditët e tua do të shumohen+ dhe vitet e jetës do të të shtohen.+ 12  Nëse je bërë i mençur, je bërë për dobinë tënde,+ dhe nëse je tallur, vetëm ti ke për ta vuajtur.+ 13  Gruaja budallaqe është shamatare.+ Ajo është mendjelehtë dhe s’di gjë fare.+ 14  Ulet në hyrje të shtëpisë, në një ndenjëse, në majat e qytetit,+ 15  që të thërrasë ata që kalojnë udhës, ata që ecin drejt në shtigjet e tyre:+ 16  «Kushdo që është pa përvojë, le të kthehet këtu.»+ Dhe kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,+ ajo i thotë: 17  «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura+ dhe e këndshme buka e ngrënë në fshehtësi.»+ 18  Por ai s’e di se atje janë ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, se ata që ka thirrur ajo, janë në vendet e thella të Sheolit.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 6:32; njësoj edhe në vargun 16.
Fjalë për fjalë «fillimi i mençurisë».