Proverbat 6:1-35

6  Biri im, nëse ke dalë garant për një tjetër,+ nëse i ke dhënë dorën në shenjë marrëveshjeje qoftë edhe një të huaji,+  nëse je zënë në lak nga fjalët e gojës sate,+ nëse je kapur nga fjalët e gojës sate,  atëherë, biri im, ja si do të veprosh që të çlirohesh: përulu dhe mbyte atë me kërkesa,+ sepse ke rënë në dorë të tjetrit.+  Mos vër fare gjumë në sy, as mos i lër qepallat* e tua të dremitin.+  Si një gazelë çlirohu nga dora e gjuetarit dhe si një zog nga dora e gjahtarit të zogjve.+  Shko te milingona,+ o përtac;+ shihi udhët e saj dhe bëhu i mençur.  Edhe pse nuk ka komandant, të parë a sundimtar,  ajo e përgatit ushqimin e vet gjatë verës,+ i ka mbledhur zahiretë e veta gjatë të korrave.  Deri kur do të rrish shtrirë, o përtac?+ Kur do të çohesh nga gjumi?+ 10  Fli edhe pak, dremit edhe pak, rri edhe pak me duart kryq për të pushuar,+ 11  dhe varfëria jote ka për të ardhur si një kusar bredhacak+ dhe skamja jote si një njeri i armatosur.+ 12  Njeriu i pavlerë,+ njeriu i dëmshëm, ecën me një të folur dredharak,+ 13  duke shkelur syrin,+ duke bërë shenja me këmbë, duke treguar me gishta.+ 14  Mbrapshti ka në zemrën e tij.+ Gjithë kohën sajon të këqija.+ Mbjell vetëm grindje.+ 15  Ja pse befas do t’i vijë katastrofa;+ në çast do të thyhet dhe s’do të ketë asnjë shërim.+ 16  Ka gjashtë gjëra që Jehovai i urren;+ po, shtatë janë gjërat e pështira për shpirtin e tij:+ 17  sytë krenarë,+ gjuha gënjeshtare+ dhe duart që derdhin gjak të pafaj,+ 18  zemra që sajon plane të dëmshme,+ këmbët që turren drejt së keqes,+ 19  dëshmitari i rremë që përhap gënjeshtra+ dhe kushdo që mbjell grindje mes vëllezërve.+ 20  Ruaje, o biri im, urdhërimin e atit tënd+ dhe mos e braktis ligjin e nënës sate.+ 21  Mbaji vazhdimisht të lidhur në zemrën+ tënde, lidhi rreth qafës.+ 22  Kur të ecësh, do të të drejtojnë;+ kur të shtrihesh, do të të ruajnë;+ e kur të jesh zgjuar, do të kujdesen për ty. 23  Sepse urdhërimi është llambë,+ dritë është ligji+ dhe qortimet e disiplinës janë udha e jetës,+ 24  për të të ruajtur nga gruaja e keqe,+ nga lajkat e gjuhës së gruas imorale.*+ 25  Mos e dëshiro bukurinë e saj në zemrën tënde+ dhe mos të kaptë ajo me sytë e saj të ndritshëm,+ 26  sepse për një prostitutë njeriu katandiset për një copë bukë+ dhe gruaja e një burri tjetër gjuan një shpirt+ të çmuar. 27  A mund të grumbullojë një burrë zjarr në gji e të mos i digjen rrobat?+ 28  Ose, a mund të ecë një burrë mbi thëngjij e të mos i përcëllohen këmbët? 29  Kështu ndodh me këdo që ka marrëdhënie me gruan e tjetrit:+ kushdo që e prek atë, nuk do të mbesë i pandëshkuar.+ 30  Njerëzit nuk e përbuzin hajdutin që vjedh për të ngopur shpirtin, kur është i uritur. 31  Por kur ta gjejnë, ai do të dëmshpërblejë shtatë herë aq sa ka marrë; do të japë gjithë sendet me vlerë të shtëpisë së tij.+ 32  Kushdo që kryen kurorëshkelje me një grua, ka një zemër pa gjykim të mirë;*+ ai që e bën këtë, e çon shpirtin e vet në rrënim.+ 33  Plagë dhe çnderim do të gjejë+ dhe poshtërimi i tij nuk do të hiqet.+ 34  Sepse xhelozia+ e tërbon burrin dhe ai s’do të tregojë dhembshuri ditën e hakmarrjes.+ 35  S’do të marrë parasysh asnjë lloj shpërblese, as ka për t’u treguar i gatshëm, sado e madhe të jetë dhurata.

Shënime në fund të faqes

Ose «sytë rrezatues».
Fjalë për fjalë «gruas së huaj».
Fjalë për fjalë «i mungon zemra».