Proverbat 5:1-23

5  Oh, biri im, kushtoji vëmendje mençurisë sime.+ Ktheje veshin nga aftësia ime dalluese,+  që të ruash aftësinë për të menduar+ dhe buzët e tua le të mbrojnë njohurinë.+  Sepse buzët e gruas imorale* pikojnë si hoje mjalti+ dhe qiellza e saj është më e butë se vaji.+  Por pasoja e saj është e hidhur si pelini;+ është e mprehtë si një shpatë me dy tehe.+  Në vdekje zbresin këmbët e saj.+ Hapat e saj të çojnë në Sheol.+  Ajo nuk e shqyrton me kujdes shtegun e jetës.+ Endet nëpër udhët e saj, pa e ditur as vetë se ku.+  Tani, o bij, më dëgjoni+ dhe mos u largoni nga thëniet e gojës sime.+  Mbaje larg saj udhën tënde dhe mos iu afro hyrjes së shtëpisë së saj,+  që të mos e humbasësh dinjitetin+ tënd para të tjerëve, as vitet e tua të mos ia japësh asaj që është mizore;+ 10  që me fuqinë tënde të mos ngopen të panjohurit+ dhe gjërat që i ke fituar me dhembje, të mos shkojnë në shtëpinë e një të huaji,+ 11  dhe të mos rënkosh në të ardhmen,+ kur mishi dhe trupi yt të marrin fund.+ 12  E të mos detyrohesh të thuash: «Sa e urreva disiplinën+ dhe zemra ime e përbuzi qortimin!+ 13  Nuk e dëgjova zërin e atyre që më mësonin+ dhe nuk e ktheva veshin+ nga mësuesit e mi. 14  Me lehtësi u gjenda në çdo lloj të keqeje+ në mes të kongregacionit dhe të asamblesë.»+ 15  Pi ujë nga sterna jote, prej ujit që rrjedh nga pusi yt.+ 16  Pse të shpërndahen jashtë dyerve+ krojet e tua, rrëketë e tua të ujit nëpër sheshe? 17  Le të jenë vetëm për ty, dhe jo për të huajt bashkë me ty.+ 18  I bekuar qoftë burimi yt i ujërave+ dhe gëzo me gruan e rinisë sate,+ 19  drenushë e dashur, sorkadhe* magjepsëse!+ Gjinjtë e saj të të dehin gjithë kohës.+ Nga dashuria e saj qofsh vazhdimisht i dalldisur!+ 20  Pse, o biri im, të dalldisesh pas gruas imorale apo të pushtosh gjirin e një të përdale?+ 21  Sepse udhët e njeriut janë përpara syve të Jehovait,+ dhe ai i shqyrton me kujdes të gjitha shtigjet e tij.+ 22  Të ligun do ta kapin fajet e veta+ dhe ai do të zihet në litarët e mëkatit të tij.+ 23  Ai do të vdesë, sepse nuk është disiplinuar+ dhe do të humbasë rrugën nga marrëzia e tij e madhe.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «gruas së panjohur». Njësoj edhe në vargun 20.
Fjalë për fjalë «dhi mali».