Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 3:1-35

3  Biri im, mos e harro ligjin tim+ dhe zemra jote le t’i ruajë urdhërimet e mia,+  sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete+ dhe paqe.+  Mos të lënçin dashamirësia dhe vërtetësia.+ Lidhi rreth qafës.+ Shkruaji në pllakën e zemrës,+  dhe gjej kështu hir e shfaq gjykim të thellë në sytë e Perëndisë dhe të njeriut.+  Beso te Jehovai me gjithë zemër+ dhe mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde.+  Kushtoji vëmendje në të gjitha udhët e tua,+ dhe ai vetë do t’i drejtojë shtigjet e tua.+  Të mos të duket vetja i mençur.+ Ki frikë Jehovain dhe largohu nga e keqja.+  U bëftë shërim+ për kërthizën tënde dhe freskim për kockat e tua!+  Nderoje Jehovain me gjërat e tua me vlerë+ dhe me frytet e para të të gjithë prodhimit tënd.+ 10  Atëherë depot e tua do të mbushen plot e përplot+ dhe në lugjet e shtypëseve të rrushit do të gufojë vera e re.+ 11  Disiplinën e Jehovait mos e hidh poshtë,+ o biri im, dhe mos e urre qortimin e tij,+ 12  sepse Jehovai qorton atë që do,+ sikurse bën një atë me birin që i pëlqen.+ 13  Lum njeriu që ka gjetur mençuri+ dhe ai që fiton aftësi dalluese,+ 14  sepse të fitosh mençuri është më mirë se të fitosh argjend dhe fryti i saj është më i mirë se ari.+ 15  Ajo është më e çmuar se koralet,+ dhe gjithë kënaqësitë e tua të tjera s’mund të barazohen me të. 16  Në të djathtën e saj ka ditë të gjata;+ pasuri dhe lavdi në të majtën e saj.+ 17  Udhët e saj janë hijeshi, dhe tërë rrugët e saj janë paqe.+ 18  Ajo është një pemë jete+ për ata që e rrokin dhe të lumtur kanë për t’u quajtur+ ata që e mbajnë fort.+ 19  Jehovai e themeloi tokën me mençuri.+ Me aftësi dalluese ai i nguliti fort qiejt.+ 20  Me anë të njohurisë së tij, thellësitë me ujë u ndanë+ dhe qiejt me re pikojnë shiun e lehtë.+ 21  Biri im, këto mos u largofshin nga sytë e tu!+ Ruaje mençurinë* dhe aftësinë për të menduar;+ 22  ato do të jenë jetë për shpirtin tënd+ dhe nur për qafën tënde.+ 23  Atëherë do të ecësh udhës sate i sigurt,+ madje këmba jote nuk do të takojë në asgjë.+ 24  Kurdo që të shtrihesh, s’do të tmerrohesh,+ por ke për t’u shtrirë dhe gjumi yt ka për të qenë i ëmbël.+ 25  S’ke për të pasur frikë nga asgjë e tmerrshme+ dhe e beftë, as nga shtrëngata që po vjen+ mbi të ligjtë. 26  Sepse Jehovai do të jetë siguria jote+ dhe ai ka për ta ruajtur këmbën tënde që të mos kapet në ndonjë lak.+ 27  Mos ua mbaj të mirën atyre që u takon,+ kur e ke në dorë ta bësh.+ 28  Mos i thuaj tjetrit: «Shko, pastaj kthehu dhe nesër do të të jap», kur ke diçka me vete.+ 29  Mos sajo asgjë të keqe+ kundër të afërmit tënd, kur ai banon i sigurt me ty.+ 30  Mos u grind me njeri, kur nuk ke shkak,+ nëse ai s’të ka bërë asnjë të keqe.+ 31  Mos e ki zili njeriun e dhunshëm+ dhe mos zgjidh asnjë nga udhët e tij.+ 32  Sepse njeriu hileqar+ është i pështirë për Jehovain,+ ndërsa të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.+ 33  Mallkimi i Jehovait është në shtëpinë e të ligut,+ por ai e bekon+ banesën e të drejtëve. 34  Tallësit+ ai do t’i përqeshë,+ por zemërbutëve do t’u japë hir.+ 35  Të mençurit do të marrin nderim,+ por budallenjtë lartësojnë çnderimin.+

Shënime në fund të faqes

Ose «mençurinë praktike».