Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 29:1-27

29  Njeriu që qortohet herë pas here,+ por që e forcon qafën,+ befas do të thyhet dhe s’do të ketë shërim.+  Kur të drejtët bëhen shumë, populli gëzon,+ por kur sundon njeriu i lig, populli psherëtin.+  Njeriu që e do mençurinë, gëzon të atin,+ por kush shkon me prostitutat, prish pasurinë.+  Me anë të drejtësisë mbreti e bën vendin të qëndrueshëm,+ por kush kërkon ryshfete, e rrëzon.+  Kush i bën lajka shokut,+ shtrin një rrjetë për hapat e tij.+  Shkeljet janë si një lak+ për njeriun e keq, por kush është i drejtë, bërtet me gëzim dhe ka hare.+  I drejti kujdeset për kërkesën ligjore të të përvuajturve,+ por i ligu nuk do t’ia dijë për këtë.+  Mburravecët i vënë flakën qytetit,+ por ata që janë të mençur, e fashitin zemërimin.+  Kur njeriu i mençur ka një mosmarrëveshje ligjore me një të marrë, i marri nis të bëjë shamatë e të qeshë, kështu që s’ka më prehje.+ 10  Njerëzit gjakatarë e urrejnë atë që është i paqortueshëm,+ kurse të drejtët përpiqen ta ruajnë shpirtin e tij.+ 11  Budallai e shfryn gjithë zemërimin* e tij, por kush është i mençur, mban një frymë të qetë deri në fund.+ 12  Aty ku sundimtari u kushton vëmendje fjalëve të rreme, të gjithë ata që i shërbejnë, do të jenë të ligj.+ 13  I vobekti dhe shtypësi janë ballë për ballë,+ por Jehovai u ndrit sytë që të dyve.+ 14  Aty ku mbreti i gjykon të përvuajturit në bazë të së vërtetës,+ froni i tij mbetet i patundur për tërë kohën.+ 15  Shufra dhe qortimi japin mençuri,+ por djali i lënë pa fre, e turpëron nënën e tij.+ 16  Kur shtohen të ligjtë, shtohen edhe shkeljet, por ata që janë të drejtë do të shohin rënien e tyre.+ 17  Ndëshkoje tët bir e do të të sjellë prehje dhe do t’i japë shpirtit tënd shumë kënaqësi.+ 18  Aty ku nuk ka vegim, populli është pa fre,+ por të lumtur janë ata që mbajnë ligjin.+ 19  Shërbëtori nuk ndreqet vetëm me fjalë,+ sepse kupton, por nuk kushton vëmendje.+ 20  A ke parë ndonjë njeri të nxituar në fjalë?+ Ka më shumë shpresë për budallanë se për të.+ 21  Po ta llastosh shërbëtorin që në rini, në fund të jetës ai do të bëhet mosmirënjohës. 22  Njeriu zemërak ndez grindje,+ dhe kush nxehet kollaj, bën shumë shkelje.+ 23  Fodullëku e përul njeriun,+ por kush ka frymën e përulësisë, do të marrë lavdi.+ 24  Kush është ortak me hajdutin, e urren shpirtin e vet.+ Ai mund të dëgjojë një mallkim,* por nuk tregon asgjë.+ 25  Të dridhesh para njerëzve përbën një lak,+ por kush beson te Jehovai, është i mbrojtur.+ 26  Shumë janë ata që kërkojnë pëlqimin* e sundimtarit,+ por gjykimi i njeriut është nga Jehovai.+ 27  Njeriu i padrejtë është i pështirë për të drejtët,+ dhe njeriu i ndershëm është i pështirë për të ligun.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «frymën».
Ose «një be që përfshin mallkim».
Fjalë për fjalë «kërkojnë fytyrën».