Proverbat 28:1-28

28  Të ligjtë ia mbathin edhe kur nuk i ndjek kush,+ kurse të drejtët janë si një luan i ri që është i sigurt.+  Për shkak të shkeljeve të vendit, të shumtë janë princat+ e tij që pasojnë njëri-tjetrin, por falë një njeriu me aftësi dalluese dhe që e njeh të drejtën, princi do të mbetet gjatë.+  I vobekti që u ha hakun+ të përvuajturve, është si shiu që merr me vete çdo gjë, aq sa nuk ka më ushqim.  Njerëzit që e braktisin ligjin, lëvdojnë të ligun,+ por ata që e zbatojnë ligjin, indinjohen me ta.+  Njerëzit e dhënë pas së keqes nuk mund ta kuptojnë drejtësinë, kurse ata që e kërkojnë Jehovain mund të kuptojnë gjithçka.+  Më mirë është i vobekti që ecën me integritet, se njeriu dredharak, edhe pse i pasur.+  Një bir me kuptueshmëri e ruan ligjin,+ ndërsa kush shoqërohet me grykësit, poshtëron të atin.+  Fajdexhiu që i shumon pasuritë me kamatë,+ i mbledh për atë që u jep hir të përvuajturve.+  E pështirë është lutja+ e atij që e largon veshin për të mos dëgjuar ligjin.+ 10  Kush i shpie të drejtët në udhë të keqe,+ do të bjerë vetë në gropë,+ ndërsa ata që janë të patëmetë, do të zotërojnë të mira.+ 11  Njeriut të pasur i duket vetja+ i drejtë, por i varfri që ka aftësi dalluese e heton fund e krye.+ 12  Sa bukur është kur ngazëllojnë+ të drejtët! Por kur çohen të ligjtë, njerëzit maskohen.+ 13  Kush i mbulon shkeljet, nuk do t’ia dalë mbanë,+ por atij që i rrëfen dhe i lë ato, do t’i tregohet mëshirë.+ 14  Lum njeriu që ka frikë përherë,+ por kush e ngurtëson zemrën, do të bjerë në mjerim.+ 15  Si një luan që gjëmon dhe si një ari që vërsulet, është një sundimtar i lig mbi popullin e përvuajtur.+ 16  Prijësi që s’ka aftësi të vërtetë dalluese është plot me praktika hileqare,+ por kush e urren përfitimin e padrejtë,+ do t’i zgjatë ditët e tij. 17  Njeriu mbi të cilin rëndon faji i gjakut të një shpirti, do të marrë arratinë derisa të përfundojë në gropë.+ Askush të mos e ndalë. 18  Kush ecën në mënyrë të patëmetë, do të shpëtojë,+ por kush është dredharak, do të bjerë menjëherë.+ 19  Kush e kultivon tokën, do të ketë mjaft bukë,+ dhe kush shkon pas gjërave të kota, do të ketë mjaft varfëri.+ 20  Njeriu me vepra të besueshme do të marrë shumë bekime,+ por kush nxiton të fitojë pasuri, s’do të mbetet i pafaj.+ 21  Nuk është gjë e mirë t’i mbash anën dikujt,+ as që një burrë të kryejë shkelje për një copë bukë. 22  Njeriu me sy ziliqar ngutet të shtjerë në dorë gjëra me vlerë,+ por s’e di që mbi të do të pllakosë skamja. 23  Kush qorton dikë,+ pastaj do të gjejë më shumë pëlqim se ai që bën lajka me gjuhën e tij. 24  Kush grabit atin e nënën+ e tij dhe thotë: «Kjo nuk është shkelje»,+ është shok i atij që shkakton rrënim. 25  Kush është arrogant në shpirt, ndez grindje,+ por kush mbështetet te Jehovai, do të majmet.+ 26  Kush i zë besë zemrës së vet, është budalla,+ por kush ecën me mençuri, do të shpëtojë.+ 27  Kush i jep të vobektit, s’do të ketë skamje,+ por kush i kthen sytë mënjanë, do të marrë shumë mallkime.+ 28  Kur ngrihen të ligjtë, njerëzit fshihen,+ por kur ata marrin fund, të drejtët shtohen.+

Shënime në fund të faqes