Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 26:1-28

26  Ashtu si bora në verë dhe shiu në kohën e korrjes,+ edhe lavdia nuk i shkon për shtat budallait.+  Ashtu si zogu e ka një shkak për të ikur dhe dallëndyshja për të fluturuar, edhe mallkimi nuk vjen pa një shkak të vërtetë.+  Kamxhiku është për kalin,+ freri+ për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.+  Mos iu përgjigj budallait sipas marrëzisë së tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.+  Përgjigjju budallait sipas marrëzisë së tij, që të mos i duket vetja i mençur.+  Si një njeri që sakaton këmbët e tij dhe si një njeri që i bën dëm vetes,* është ai që i lë punët në dorë të budallait.+  Si këmbët e një të çali që sjell ujë, është proverbi në gojën e budallenjve.+  Si një njeri që fut një gur nën një pirg me gurë, është ai që i jep lavdi budallait.+  Si gjembaçi në dorën e pijanecit, është proverbi në gojën e budallenjve.+ 10  Si një harkëtar që godet çdo gjë, është ai që merr me mëditje budallanë+ ose kalimtarët. 11  Si një qen që kthehet tek e vjella e tij, budallai përsërit marrëzinë e vet.+ 12  A ke parë ndonjë njeri që i duket vetja i mençur?+ Më shumë shpresë ka për budallanë+ se për të. 13  Përtaci thotë: «Ka një luan të ri në rrugë, një luan në mes të sheshit.»+ 14  Si dera që vazhdon të rrotullohet në boshtin e saj, kështu bën edhe përtaci në shtratin e tij.+ 15  Përtaci e fut dorën në tasin e gostisë, por është tepër i lodhur për ta çuar deri në gojë.+ 16  Përtacit i duket vetja+ më i mençur se shtatë veta që japin një përgjigje me mend. 17  Kalimtari që tërbohet për sherrin e tjetërkujt,+ është si një njeri që e kap qenin për veshësh. 18  Si një i çmendur që qëllon me heshta të zjarrta,+ me shigjeta e vdekje, 19  është njeriu që ia punon të afërmit të tij dhe pastaj thotë: «Po bëja shaka.»+ 20  Ku s’ka dru, zjarri shuhet dhe ku s’ka shpifës, grindja fashitet.+ 21  Si qymyri për prushin dhe si druri për zjarrin, është njeriu grindavec për të ndezur sherrin.+ 22  Fjalët e shpifësit janë si gjëra për t’u gëlltitur me babëzi, që zbresin poshtë, deri në pjesët më të brendshme të barkut.+ 23  Si shtresa e argjendit që vesh një copë të thyer qeramike, janë buzët e zjarrta bashkë me një zemër të keqe.+ 24  Për shkak të buzëve të tij, është e pamundur ta njohësh atë që të urren, por përbrenda ama ai ka mashtrimin.+ 25  Edhe pse e ëmbëlson zërin,+ mos i beso,+ sepse në zemër ka shtatë gjëra të pështira.+ 26  Urrejtja mbulohet nga mashtrimi. E keqja e tij do të zbulohet në kongregacion.+ 27  Kush hap një gropë do të bjerë brenda,+ dhe guri do të kthehet mbi atë që e rrokullis.+ 28  Gjuha gënjeshtare e urren atë që është i shtypur prej saj,+ dhe goja lajkatare shkakton rrënim.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «që pi dhunë».