Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 25:1-28

25  Edhe këto janë proverba të Solomonit,+ të cilat i mblodhën njerëzit e Hezekisë, mbretit të Judës:+  Lavdia e Perëndisë është ta mbajë të fshehtë një çështje,+ ndërsa lavdia e mbretërve është ta hetojnë fund e krye çështjen.+  Lartësia e qiejve,+ thellësia e tokës+ dhe zemra e mbretërve janë të pahetueshme.+  Hiqja zgjyrën argjendit, dhe do të dalë i tëri i rafinuar.+  Hiqe të ligun nga prania e mbretit,+ dhe froni i tij do të bëhet i patundur nga drejtësia.+  Mos ndero veten para mbretit+ dhe mos qëndro në vendin e të mëdhenjve.+  Sepse është më mirë që ai të të thotë: «Ngjitu këtu»,+ sesa të të poshtërojë në sy të fisnikut.*+  Mos dil me ngut për të ngritur një çështje ligjore, sepse ç’do të bësh pastaj në fund, kur i afërmi yt të të turpërojë?+  Mbroje çështjen që ke me të afërmin tënd,+ dhe mos e zbulo bisedën që një tjetër e ka bërë me ty në mirëbesim,+ 10  që kush të dëgjojë, të mos të turpërojë dhe fjalët e tua të këqija të mos kujtohen më. 11  Një fjalë e thënë në kohën e duhur është si mollët e arta në gdhendje argjendi.+ 12  Kush qorton me mençuri, është si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon.+ 13  Porsi freskia e borës+ ditën e korrjes, është i dërguari i besueshëm për ata që e dërgojnë, sepse ripërtërin shpirtin e zotërinjve të tij.+ 14  Njeriu që mburret për një dhuratë të rreme, është si re dhe erë pa shi.+ 15  Me durim i mbushet mendja një komandanti, dhe gjuha e butë mund të thyejë kocka.+ 16  Në rast se gjen mjaltë,+ ha aq sa të mjafton, që të mos velesh e ta vjellësh.+ 17  Këmba jote të shkelë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd, që atij të mos i vijë në majë të hundës e të të urrejë. 18  Njeriu që dëshmon kundër një tjetri si dëshmitar i rremë, është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë.+ 19  Si një dhëmb i thyer dhe si një këmbë e çalë është besimi te një njeri i pabesë ditën e ankthit.+ 20  Kush i heq rrobat në një ditë të ftohtë, është si uthulla mbi alkal dhe si një këngëtar që i këndon një zemre të zymtë.+ 21  Nëse ai që të urren është i uritur, jepi bukë të hajë, dhe nëse është i etur, jepi ujë të pijë.+ 22  Sepse kështu grumbullon thëngjij mbi kokën e tij,+ dhe Jehovai do të të shpërblejë.+ 23  Era e veriut sjell si me dhembje lindjeje një rrebesh,+ kurse gjuha që kallëzon një të fshehtë, ia skuq faqen të zotit.+ 24  Më mirë të banosh në qoshe të tarracës, se në të njëjtën shtëpi me një grua që ndez grindje.+ 25  Si uji i ftohtë për një shpirt të lodhur,+ është lajmi i mirë nga një vend i largët.+ 26  Si një krua i ndotur dhe si një pus i prishur është i drejti, kur lëkundet para të ligut.+ 27  Nuk është mirë të hash tepër mjaltë.+ Mos është, vallë, lavdi për njerëzit të kërkojnë lavdinë e vetes?+ 28  Njeriu që nuk e mban nën fre frymën e tij,+ është si një qytet me mure të çara.

Shënime në fund të faqes

Ose «të fisnikut që sytë e tu e kanë parë».