Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Proverbat 22:1-29

22  Më mirë të bësh një emër të mirë, se pasuri të bollshme.+ Hiri është më i mirë edhe se argjendi dhe ari.+  I pasuri dhe i vobekti janë ballë për ballë.+ Bërësi i të gjithëve është Jehovai.+  Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet,+ kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.+  Fryti i përulësisë dhe frika nga Jehovai është pasuri, lavdi dhe jetë.+  Gjemba e gracka ka në udhën e dredharakut.+ Kush e ruan shpirtin e tij, qëndron larg tyre.+  Stërvite djalin në udhën e drejtë.+ Edhe kur të plaket, nuk do të largohet prej saj.+  I pasuri sundon mbi të vobektët,+ dhe huamarrësi është shërbëtor i huadhënësit.+  Kush mbjell padrejtësi, do të korrë të këqija+ dhe shkopi i furisë së tij do të marrë fund.+  Kush ka sy dashamirës, do të bekohet, sepse nga ushqimi i tij i ka dhënë të varfrit.+ 10  Përzëre tallësin, që të ikë grindja e të pushojë beteja ligjore dhe çnderimi.+ 11  Kush e do pastërtinë e zemrës+ dhe ka hir në buzët e tij, do të ketë shok mbretin.+ 12  Sytë e Jehovait e ruajnë njohurinë,+ por ai i përmbys fjalët e të pabesit.+ 13  Përtaci thotë:+ «Jashtë ka një luan!+ Do të më vrasë në mes të sheshit!» 14  Gropë e thellë është goja e grave imorale.*+ Në të do të bjerë ai që është dënuar nga Jehovai.+ 15  Marrëzia është e lidhur me zemrën e një djali+ dhe shkopi i disiplinës do ta largojë atë tutje nga ai.+ 16  Atë që i ha hakun të varfrit për të shtuar pasurinë e tij+ dhe atë që i jep të pasurit, me siguri e pret skamja.+ 17  Ktheje veshin dhe dëgjoji fjalët e të mençurve,+ që t’ia kushtosh zemrën njohurisë+ sime. 18  Sepse është kënaqësi t’i mbash ato në zemër,+ që të jenë të gjitha gati në buzët e tua.+ 19  Që siguria jote të jetë te Jehovai,+ unë të kam dhënë sot njohuri. 20  A nuk të kam shkruar më parë me këshilla dhe njohuri,+ 21  që të të tregoja se sa të besueshme janë këto fjalë të vërteta, në mënyrë që t’i përgjigjesh me fjalë të vërteta atij që të dërgon?+ 22  Mos e grabit të përvuajturin ngaqë është i përvuajtur+ dhe mos e dërrmo të munduarin te porta.+ 23  Sepse çështjen e tyre do ta mbrojë vetë Jehovai+ dhe ai ka për t’ua marrë shpirtin atyre që i grabitin ata.+ 24  Mos ki shoqëri me njeriun zemërak,+ dhe mos u përziej me njeriun që ka shpërthime zemërimi, 25  që të mos mësohesh me shtigjet e tyre dhe t’i vësh lak shpirtit tënd.+ 26  Mos u bëj si ata që shtrëngojnë duart në shenjë marrëveshjeje,+ si ata që dalin garant për hua.+ 27  Në mos paç asgjë për të paguar, përse të ta marrë shtratin që ke nën vete? 28  Mos e shtyj kufirin që është vënë kohë më parë nga paraardhësit e tu.+ 29  A ke parë një njeri të zotin në punën e tij? Ai do të zërë vend para mbretërve+ dhe jo para njerëzve të zakonshëm.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «e grave të panjohura».