Proverbat 21:1-31

21  Zemra e mbretit është si rrëketë e ujit në dorën e Jehovait.+ Ai e kthen atë nga t’i pëlqejë.+  Çdo udhë e tij i duket e drejtë njeriut,+ por Jehovai vlerëson zemrat.+  Të zbatosh drejtësinë dhe gjykimin pëlqehet nga Jehovai më shumë se flijimet.+  Sytë krenarë dhe zemra arrogante,+ që janë llamba e të ligjve, janë mëkate.+  Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim,+ por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.+  Thesaret që merren me një gjuhë gënjeshtare, janë si avull i çuar tutje+ për ata që kërkojnë vdekjen.+  Të ligjtë do të hiqen zvarrë nga grabitjet që kanë bërë vetë,+ sepse nuk kanë pranuar të veprojnë me drejtësi.+  Udha e një të huaji është dredharake,+ por njeriu i kulluar është i drejtë në veprimtarinë e tij.+  Më mirë të banosh në qoshe të tarracës,+ se në të njëjtën shtëpi me një grua që ndez grindje.+ 10  Shpirti i të ligut digjet për atë që është e keqe;+ në sytë e tij nuk gjen hir as shoku i vet.+ 11  Kur gjobitet tallësi, i papërvoji bëhet i mençur,+ dhe kur fiton gjykim të thellë, i mençuri përfiton njohuri.+ 12  I drejti e heton shtëpinë e të ligut,+ duke i rrëzuar të ligjtë në gjëmën e tyre.+ 13  Kush i mbyll veshët para britmës së ankimit të të varfërve,+ do të thërrasë edhe ai, por nuk do të marrë përgjigje.+ 14  Dhurata e bërë në fshehtësi, e zbut zemërimin,+ dhe ryshfeti që futet fshehurazi në gji,+ e zbut tërbimin e fortë. 15  Për të drejtin është gëzim të veprojë me drejtësi,+ por për ata që bëjnë të këqija është diçka e tmerrshme.+ 16  Kush del nga udha e gjykimit të thellë,+ do të prehet mes atyre që vdekja i ka bërë të pafuqishëm.+ 17  Kush i do qejfet, do të jetë në skamje.+ Kush e do verën dhe vajin, nuk do të fitojë pasuri.+ 18  I ligu është shpërblesë për të drejtin,+ dhe ai që vepron pabesisht, zë vendin e të drejtëve.+ 19  Më mirë të banosh në shkretëtirë, se i acaruar me një grua që ndez grindje.+ 20  Thesare të dëshirueshme dhe vaj gjenden në banesën e të mençurit,+ por njeriu budalla i shpërdoron.+ 21  Ai që ndjek drejtësinë+ dhe dashamirësinë, do të gjejë jetë, drejtësi dhe lavdi.+ 22  Njeriu i mençur ngjitet në qytetin e burrave të fuqishëm, që të shembë forcën ku qëndron siguria e tij.+ 23  Kush e mban gojën dhe gjuhën, ruan shpirtin e vet nga ankthet.+ 24  Ai që vepron me furinë e arrogancës* quhet: arrogant, mburracak mendjemadh.+ 25  Dëshirat e veta të zjarrta e vrasin përtacin, pasi duart e tij s’kanë pranuar të punojnë.+ 26  Gjithë ditën ka dëshiruar me zjarr, kurse i drejti jep dhe s’mban asgjë.+ 27  Flijimi i të ligjve është i pështirë.+ Aq më tepër kur dikush e sjell për të shlyer sjelljen e vet të shthurur!+ 28  Dëshmitari që gënjen, do të vdesë,+ por njeriu që dëgjon, do të flasë përgjithmonë.+ 29  Njeriu i lig merr një pamje të pacipë,+ kurse njeriu i drejtë i bën të patundura udhët e tij.+ 30  Nuk ka as mençuri, as aftësi dalluese, as këshillë kundër Jehovait.+ 31  Kali përgatitet për ditën e betejës,+ por shpëtimi i përket Jehovait.+

Shënime në fund të faqes

Shih shënimin te Pr 11:2.