Proverbat 20:1-30

20  Vera sjell tallje+ dhe pija dehëse e bën njeriun të zhurmshëm.+ Kushdo që e humbet rrugën prej saj, nuk është i mençur.+  Lemeria që të kall mbreti është si gjëmimi i një luani të ri me krifë.+ Kush tërheq mbi vete tërbimin e tij, mëkaton kundër shpirtit të vet.+  Është lavdi për njeriun të heqë dorë nga grindja,+ por kush është i marrë, do të përzihet shpejt në të.+  Përtaci nuk do të lërojë për shkak të dimrit.+ Ai do të lypë në kohën e korrjes, por s’do të gjejë gjë.+  Qëllimet në zemrën e njeriut janë si ujëra të thella,+ por njeriu me aftësi dalluese i nxjerr në sipërfaqe.+  Shumë njerëz do ta shpallin dashamirësinë e tyre,+ por kush mund të gjejë një njeri të besueshëm?+  I drejti ecën me integritet.+ Të lumtur janë bijtë që vijnë pas tij.+  Mbreti ulet në fronin e gjykimit,+ duke shpërndarë me sytë e tij gjithë të keqen.+  Kush mund të thotë: «Unë e kam pastruar zemrën.+ Jam bërë i kulluar nga mëkati im.»+ 10  Dy lloj peshash dhe dy lloj efash+ janë që të dyja të pështira për Jehovain.+ 11  Një djalë njihet edhe nga veprimet e tij: nëse veprat e tij janë të kulluara dhe të drejta.+ 12  Si veshin që dëgjon, ashtu edhe syrin që shikon, Jehovai i ka bërë që të dy.+ 13  Mos e duaj gjumin, që të mos biesh në varfëri.+ Hapi sytë dhe ngopu me bukë.+ 14  «Është e keqe, e keqe!»—thotë blerësi dhe largohet.+ Pastaj mburret me veten.+ 15  Ar dhe korale ka me bollëk, por buzët e njohurisë janë enë të çmuara.+ 16  Në rast se një njeri del garant për një të huaj, merri atij rrobën.+ Nëse përzihet me një grua imorale,* mbaji atij një peng.+ 17  Buka e fituar me hile i duket e këndshme njeriut,+ por më pas goja i mbushet me zhavorr.+ 18  Me anë të këshillës planet janë të sigurta,+ dhe luftën bëje nën një drejtim të aftë.+ 19  Kush sillet lart e poshtë si shpifës, zbulon bisedën e bërë në mirëbesim,+ prandaj mos ki shoqëri me një njeri që flet tepër.*+ 20  Llamba e atij që mallkon babanë dhe nënën+ do të shuhet kur të afrojë errësira.+ 21  Trashëgimia fitohet me lakmi në fillim,+ por në fund ajo nuk do të bekohet.+ 22  Mos thuaj: «Do ta kthej të keqen!»+ Shpreso te Jehovai,+ dhe ai do të të shpëtojë.+ 23  Dy lloj peshash janë të pështira për Jehovain,+ dhe peshorja me hile nuk është e mirë.+ 24  Jehovai i drejton hapat e një burri.+ Si mund ta dallojë, pra, njeriu udhën e tij?+ 25  Për njeriun është një lak të thërrasë pa menduar: «E shenjtë!»,+ dhe t’i shqyrtojë zotimet pasi t’i ketë marrë ato.+ 26  Mbreti i mençur i shpërndan të ligjtë+ dhe i kthen me rrotën e shirëses së drithit.+ 27  Ajo që shfryn* njeriu,+ është llambë për Jehovain, që kërkon me kujdes gjithë pjesët më të brendshme të barkut.+ 28  Dashamirësia dhe e vërteta e ruajnë mbretin.+ Me anë të dashamirësisë, ai e mban fronin+ e tij. 29  Bukuria e të rinjve është fuqia e tyre,+ dhe shkëlqimi i të moshuarve janë flokët e bardhë.+ 30  Të rrahurat që hapin plagë, e spastrojnë të keqen,+ dhe të goditurat depërtojnë në pjesët më të brendshme të barkut.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «me një grua të huaj».
Ose «me një njeri që joshet nga buzët e veta».
Fjalë për fjalë «fryma e njeriut».